Botuar më 06.VII.2008
Mr. Ilir Ramadani
Këngët që u paraqiten ishin të një niveli jo të kënaqshëm, çfarë do ti përgjigjeshin këtij evenimenti, orkestrimet e tyre paraqitën thjeshtësinë për nga harmonia dhe formësimi, por u bënë eksperimente nga mjeshtri i fonisë për të treguar se është shumë lehtë që interpretuesit të dalin herë pas here jashtë karakterit të këngës dhe të mbulohen nga orkestra.
Festivali i vetëm muzikor që mundohet të mbaj gjallë këngën e vjetër qytetare dhe të kultivojë vlera të mirëfillëta, tregoi edhe një sukses të limituar, pasiqë mungon profesionalizmi (shumica e këngëve ishin gati të kot fare për kah vlera, me përjashtim të disave), ku duhet të bëhet një punë serioze në përmbushjen e kërkesave që kërkon një eveniment i tillë nëse dëshirojmë të kemi një ngjarje me imazh jo vetëm për qytetin e Prizrenit, por edhe të reflektoj nxitje në tërë Kosovën (edhepse para disa viteve Zambaku i Prizrenit u mbajt plej bek). Niveli jo i dëshiruar i materialit muzikor i përzgjedhur është dëshmi e shfaqur në këtë eveniment (meqë interpretuesit dhe kompozitorët duheshin të ishin më të shkathtë apo edhe duhej të mendonin seriozisht se për çfarë materiali muzikor të përaktohen), mos koordinim herë pas here në mes të dirigjentit dhe orkestrës, mos balancimi dhe akordimi i disa instrumenteve (sidomos i atyre frymorë) dhe dominimi në mënyrën më të keqe të mundur të instrumenteve mbi njëri tjetërin, (këtu duhet kërkuar fajin dikund tjetër e nuk duhet kurrësesi ky faj tu vihet instrumentistëve meqë ai që do të duhej të merrej me foninë, duhet të ketë parasysh evenimentin në fjalë e jo të bëjë eksperimente, meqë e gjithë kjo nuk i jep hapësirë shkëlqimit të margaritarit - vokalit), mbulimi i interpretuesëve nga orkestra i dhanë një përshtypje amatorizmi. Hapja e festivali tregoi amatorizmin e vërtet të korit të SH.K.A ”Agimit” edhe pse funksionon më se VI dekada, ku shumë gjëra dalën në pah pasiqë jo vetëm të kesh një traditë të gjatë kohore do të thotë të jesh i suksesshëm. Në këtë rast udhëheqësi i korit nuk do të duhej që ta ndiente veten rehat, por duhet të mendoj në angazhim të vërtet dhe me shumë njohuri për korin, të konsolidoj radhët e korit dhe atyre tu jap drejtimin e duhur, sepse korit të SH.K.A. Agimit i mungon kultura e të kënduarit. Në paraqitje shpalohet e tërë puna korale, por asaj duhet tu prihet, e nëse dështon kori do të thotë se nuk është paraqitur si duhet në impakt me kërkesat e këngëve, apo nuk është personi adekuat ai i cili do ti parashtroj këto kërkesa (sepse publiku nuk pyet fare se sa energji nevoitet gjatë provave, apo a kanë mbajtur prova apo jo, por mund të shkëlqesh para publikut apo mund edhe të tregosh se nuk ke shkathtësi për një gjë të tillë, siq ishte në rastin konkret). Edhe pse do të duhej të mendohej gjithmonë në ngritjen e nivelit estetik gjatë paraqitjeve, kjo është bërë traditë që kush mos të lodhet për asapektin artistik-estetik, sepse vetëm të jesh pjesëmarrës i një evenimenti mund të shihesh i suksesshëm. Interpretuesit u shfaqen me emocionin e sinqertë që është i justifikuar, sepse u paraqiten live e jo në mënyrë mashtruese për publikun (plej bek) sikur nëpër festivalet tjera ku madje mbahen për çdo vit, pasiqë nuk kanë mundësi të paraqiten në një varg festivalesh të mirëfillëta, ku do të ishte një përvojë e mirë, meqë Kosovën e ka kapluar sundimi i atyre gjërave që vetëm nuk mund të thuhet se kanë qëllim në zbulimin e talentëve dhe avancimin e tyre, por vetëm të anti-talentëve pikërisht përmes këtyre festivaleve. Kjo do të lidhet me një fenomen që ka kohë që po jeton, po zgjerohet, po zotëron dhe po zenë vend tek të gjithë ato shtresa intelektuale, të cilat më së paku e duan artin dhe duan që përmes përfitimeve në art të japin kontributin e tyre sado të vogël prej dilitanti. Këngët që u paraqiten ishin të një niveli jo të kënaqshëm që do t’i përgjigjeshin këtij lloji të evenimentit (ku u krijua për pjesëmarrje e jo për të treguar mjeshtrinë e kompozitorëve), orkestrimet e tyre ishin të thjeshta dhe timbrikë të njejtë, pa ndonjë eksperimet në strukturën formale dhe harmonike. Megjithatë duhet të vlerësohet mbajtja e një festivali live, por herave tjera duhet të mendohet në ngritjen e nivelit muzikor në të gjitha aspektet organizative dhe artistike. Është e nevojshme që të bëhet një hap edhe në festivalet tjera ku do të mund të performonin ashtu siq janë aftësitë e interpretuesëve, e kjo do ti kotribuonte ngritjes së kulturës në vend sepse vetëm gjatë performimit live arrihet emocioni i dëshiruar tek publiku, e jo të kemi mashtrimin së pari në radhët e vet interpretuesëve se gjoja janë dhe janë bërë këngëtarë, sepse dihen kërkesat muzikore që duhet ti posedoj interpretuesi. Duhet të synohet që gjithmonë të kemi performime sa më të mira, që me të vërtet interpretët ta kenë emërin e këngëtarit e kjo arrihet vetëm duke i seleksionuar përmes festivale që duheshin të paraqiteshin live (vetëm atëherë do të dilnin në pah vlerat e këngëtarëve). Juria e festivalit të vetëm live ishte laramane për kah përvoja dhe aftësia për vlerësim, madje disa prej tyre edhe pa ndonjë përvojë (apo pa një aftësi të dalluar që kërkon vlerësimin e këtij evenimenti, që bënë të ndihesh komod deri në momentin e vlerësimit, por pastaj…) bëri që edhe një eveniment i tillë të mos e ketë imazhin e një vlerësimi korrekt dhe koherent. Kjo paraqiti edhe një herë mënyrën e vlerësimit të zhdrejtë, të manipulimit, pa kriter edhepse shumica e tyre ishin vet kompozitor, por fërkimet personale bënë që të mos kishte vlerësim real dhe të drejtë. Pikërisht kjo të bënë të ndihesh i merakosur për të gjitha juritë që ndajnë vlerësimet, sa artistike e sa jo artistike. Ngelemi me shpresë se në një të ardhme të afërt të kemi më shumë festivale të tilla, ku prapë se prapë festivali i Prizrenit duhej të ishte një nismë e mbarë për rrjedhat muzikore në vend edhepse duhet të riparohen të gjitha ato gabime që janë të riparueshme. Dëshira dhe vullneti ekziston, por tani vetëm duhet një mobilizim i shtresës intelektuale që çdo festival të ketë parim fundamental performimin jo mashtrues.
(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)
No comments:
Post a Comment