Botuar më13.VII.2008
Edhe kur do të mundohemi në këtë moment të bëjmë shpjegimin e muzikës, thelbin dhe specifikat e saja, (me të gjitha komponentet fundamentale) në këtë rast atë e bëjmë nëpërmjet të fjalëve (këtu shihet qartë se cili është roli i fjalës në artin muzikor). Në një melodi të modeluar bukur (me një horizontale funksionale estetike), qëndron efekti i poezisë.
Mr. Ilir Ramadani
Edhe kur do të mundohemi në këtë moment të bëjmë shpjegimin e muzikës, thelbin dhe specifikat e saja, (me të gjitha komponentet fundamentale) në këtë rast atë e bëjmë nëpërmjet të fjalëve (këtu shihet qartë se cili është roli i fjalës në artin muzikor). Në një melodi të modeluar bukur (me një horizontale funksionale estetike), qëndron efekti i poezisë.
Mr. Ilir Ramadani
Lidhjet e muzikës me artet tjera janë të pakontestueshme, meqë për t’i ndarë artet nga njëri tjetri është pretendim i pamundur për qëllimin të trajtimit të mirëfilltë dhe të kompletuar (çdo njëri prej arteve të bënë për vete dhe të ndihmon në shpjegimin e fenomeneve dhe dukurive të botës universale - postmoderne). Arti muzikor krijon marrëdhënie korelative me të gjitha artet, si ato imituese (figurative) dhe ato jo imituese (jofigurative). Njërin ndër artet me të cilat muzika ka pozicion të afërt dhe në mënyrë reciproke reflekton dhe ka lidhje shumë të ngushta emocionale dhe spirtuale në praktikë, është arti i poezisë. Kjo lidhje është e shpjegueshme në mënyrë të qartë që në analizën fillestare dhe kjo është e bazuar në reflektimin e tyre në jetën e njeriut. Në Kur’an në citimin e parë shkruan: “Studio, mëso”, ndërsa Bibla thotë: “Në fillim ishte fjala”. Kjo do të ishte një argument shumë i fortë për të ecur më tej në trajtimin e korelacionit në mes të muzikës dhe poezisë. Se cili është ndikimi i njërit art në tjetrin, aty nuk mund të themi gjë, sepse secili art i ka specifikat e veta krijuese dhe depërtuese tek publiku, ku vlerësimet mund të jenë sa në favor të njërit po aq edhe në favor të tjetrit. Trajtimi i muzikës në këtë rast është shumë i vlefshëm, duke e ditur se mjetet shprehëse të muzikës i tejkalojnë ato të arteve tjera. Arti është pjesë e jetës së njeriut në të gjitha segmentet e tija, si ato intelektuale po ashtu edhe në ato shpirtërore. Në esencën e saj, muzika po të studiohet, analizohet hollësisht dhe të kuptohet thelbi i tingullit (vlera dhe madhështia e tingullit në krahasim me mjetet shprehëse të arteve tjera), është vokale. P.sh. tek Choopeni të gjitha miniaturat janë të këndueshme, si dhe tek Rosini opera paraqet instrumentin e bukur vokal. Vet kthesat melodike me të gjitha parametrat shprehëse, me mesazhin që transmeton tek spektatori dhe tek ata të cilët janë pjesë e ngjarjeve muzikore, me lidhjet organike që ka ky lloj arti në proceset që kalon nëpër faza të ndryshme të jetës, të bënë të jesh i përqendruar tek tingulli dhe fjala. Edhe kur do të mundohemi të bëjmë shpjegimin e muzikës, thelbin dhe specifikat e saja, (me të gjitha komponentet përbërëse) në këtë rast atë e bëjmë nëpërmjet të fjalëve (këtu shihet qartë se cili është roli i fjalës në artin muzikor). Nga këtu duhet edhe të fillohet edhe të mendohet dhe të sqarohen lidhjet të ngushta organike që ka muzika me poezinë. Se sa janë të vlefshme pohimet që ndarja e tyre është e padiskutueshme, do të ezaurojmë përmes shtjellimit të drejtë estetik. Në një modelim të bukur melodik (me një horizontale funksionale estetike), qëndron efekti i poezisë së zgjedhur me kujdes, jo vetëm në rastin e reflektimit të saj për të mbushur boshëllëkun eventual në rastet ekstreme, por për ta unifikuar dhe fuqizuar mesazhin universal që përcjell vet modelimi i melodisë. Paraprakisht vendosja e poezisë në funksion të melodisë, tregon faktin e gërshetimit dhe korelacionit të dy arteve, përshtatjen e artit të poezisë në horizontalen e modelimit (sepse muzika është modelim i tingujve në një situatë të caktuar, qoftë kjo situatë edhe palidhje apo pa ndonjë efekt që e presim) për të dhënë mundësinë e shpërthimit emocional në aspekt të fuqizimit dhe energjisë së shprehur. Kjo lidhje kaq e ngushtë në aspekt të krijimit të së bukurës në artin muzikor, të jep mundësinë e shpjegimit të rolit të madh që ka poezia në muzikë dhe në të gjitha artet tjera. Lidhjet e poezisë me muzikën shfaqen edhe në të gjitha gjinitë muzikore, si ato vokale po ashtu edhe tek ato vokalo-instrumentale. P.sh Tek opera bëhet gërshetimi i të gjitha arteve (skena, baleti, koreografia, regjia, orkestri, solistët, kori, dramaturgjia), por lidhja kryesore e muzikës është tek poezia (meqë teksti në këtë gjini është i kënduar dhe i recituar, varësisht idea e kompozitorit). Ariet janë pjesë vokale të operave me bazë melodinë të mbështetur në libret të ndonjë shkrimtari me famë botërore apo edhe të epokës kur ai ka jetuar. Ky libret (i cili është shkruar në formë të dramës, poezisë, prozës apo edhe i bërë enkas për veprën në fjalë), është pjesë përbërëse e veprava muzikore, ku paraqet bazën letrare të dramës muzikore, pra të operës. Pra, muzika është art i shprehur përmes tingujve (tingujt janë mjete shprehëse muzikore - abstrakte për t’u kuptuar), për dallim prej fjalëve që janë mjet komunikimi në mes të njerëzve qysh në kohët e lashta e deri në ditët e sotme. Të shprehurit përmes tingujve paraqet njohje të thellë intelektuale dhe intelegjencë të avancuar në krahasim me fjalën, sepse me fjalë mund të shprehen edhe shtresat jointelektuale. Fjala është pjesë thelbësore e poezisë e shprehur në mënyra të ndryshme, në kohë të ndryshme dhe në momente të caktuara historike, është në nivel më të ultë se tingujt muzikor, të cilët edhe pse janë abstrakt për t’u konkretizuar, paraqesin komunikimin intelektual. Çajkovski thoshte: Kur mbaron fjala, fillon muzika. Fenomenet dhe dukuritë natyrore përshkruhen ekzaktësisht përmes artit, e kjo bëhet pikërisht përmes lidhjeve që krijojnë këto dy arte. Korelacioni në mes të artit të muzikës dhe artit të poezisë paraqet koherencë dhe intelegjencë në nivelin artistik të veprave muzikore që do të paraqiten para masave intelektuale, vepra këto që këtë lidhje e krijojnë sikurse një shkrirje e akujve që ndodh nga një temperaturë e precizuar dhe e mbështetur nga një numër i madh ekspertesh, për të krijuar vepra me vlera të vërteta estetike që do t’i qëndrojnë kohës, sikurse qëndrojnë piramidat në Egjipt. Veprat muzkore qetësojnë shpirtin dhe krijojnë përfytyrime për efeket që krijohen përmes tingujve (artit muzikore) dhe përmes fjalëve (artit të poezisë).
(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)
No comments:
Post a Comment