Estetika dhe njeriu
Botuar më 21.VII.2008
Programet arsimore-edukative duhen të jenë më të shpeshta, t’u përgjigjen kërkesave dhe aftësive të zhvillimeve bio-psikologjke të tyre, të kenë për bazë frymën e edukatës së tolerancës, prosperitetit, atdhedashurisë, humanizmit, bamirësisë, bashkëjetesës, ndihmës ndaj atyre të shtyer në moshë, për ruajtjen e ambientit, ndaj shoqërisë, ndaj komuniteteve, edukimin human
Mr. Ilir Ramadani
Keni vërejtur qëndrimet e shpeshta dhe të gjata të fëmijëve para ekraneve televizive dhe a keni menduar sa ndikojnë televizionet në formimin e personalitetit të tyre? Pasqyrimi i programeve të ndryshme që jepen në media, roli i tyre është mjaftë i madh, pasiqë ndikojnë tek brezi i ri në nxitjen e shijes kah e mira, e bukura dhe e vërteta. Llogaritjet duhen të bëhen në atë se mos të kemi programe sa për sy e faqe, sa për ta përmbushur boshllëkun programor ose hapësirën e informacioneve. Në këtë duhet të kemi rreptësisht kritere të larta që do ta pamundësonin futjen e emisioneve false (të pa vlera) që bëhen nga të punësuarit dhe atë e bëjnë sa për ta marr pagën (duke mos e qarë kokën), të cilët gjithashtu janë të vetëdijshëm se këto programe nuk kanë kurrfarë vlere edukativo-estetike, meqërast nuk ndikojnë në anën pozitive të formimit të shijeve tek brezi i ri (dhe kjo ndodh ngaqë kuadrot janë të pranuar në mënyrë fisnore, familjare, klanore dhe politike) janë koherentë me ata që nuk i duan fëmijët e tyre (përdhun t’rejës, m’dekt djali). Përndryshe, vetëm kështu mund të shpjegohet ekzistimi i kaq shumë serialeve latino-amerikane në televizionet tona, i kaq shumë cirkuzantëve dhe spoteve televizive pa kurrëfarë vlere, të cilat ndikojnë në formimin e shijes jo të duhur tek brezi i ri. Pse nuk ekzistojnë programe të mjaftueshme edukativo – arsimore?
Programet arsimore-edukative duhen të jenë më të shpeshta, t’u përgjigjen kërkesave dhe aftësive të zhvillimit bio-psikologjk të tyre, të kenë për bazë frymën e edukatës së tolerancës, prosperitetit, atdhedashurisë, humanizmit, bamirësisë, bashkëjetesës, ndihmës ndaj atyre të shtyer në moshë, ndaj ambientit, ndaj shoqërisë, ndaj komuniteteve të tjera, dhe transmetimi i tyre të mundësojë përcjelljen nga ta e mos të jepen në orët e vona të mbrëmjes apo në orët e hershme të mëngjesit. Njohuritë përkatëse që i posedojnë ata që merren me seleksionimin e programeve ditore, javore, mujore dhe vjetore (nëse ekzistojnë këto programe të seleksionuara), në bazë të asaj që ne po shohim, duken se janë të varfëra, të keq orientuara, dhe të orientuara kah keq formimi i shijes estetike. Mediat i drejtohen një publiku të pakufizuar brenda dhe jashtë kufijve teritorial. Pse duhet ngritur këtë çështje, është me rëndësi të përmendet dhe t’i jepet shpjegim të thelluar estetik mbi rëndësinë, ndikimin dhe të ardhmen e relacioneve midis moshës së re dhe pushtetit më të fuqishëm për krijimin e opinionit publik në secilën shoqëri demokratike.
Mediat, mjetet e komunikimit masiv (radiot, revistat dedikuar fëmijëve e të rinjëve, televizioni, kompjuteri-interneti) janë faktorë me ndikim të fuqishëm në arsimimin dhe në edukimin estetik, ku mediat janë burime të fuqishme edhe në zhvillimin e shijes estetike tek fëmijët dhe tek të rinjtë. Nëpërmjet të shtypit ditor (faqes për fëmijë) te brezi i ri arrihet sensibilizimi estetik, duke pasqyruar poezi, tregime, duke vrojtuar punime figurative etj. Veçanërisht shtypi për fëmijë, revistat (dhe stripat) e ilustruara me fotografi kolor arrijnë efektin estetik, zhvillojnë interesin estetik dhe zhvillojnë shijen estetike. Radioja, televizioni, interneti janë mjete mjaft dinamike informative, ku përmes tyre mund të shihen peisazhe të bukura natyrore që imponojnë paraqitje në mënyrë të gjallë në zhanret e në stilet e ndryshme artistike. Nëpërmjet të tyre zhvillojnë imagjinatën e fëmijëve dhe fillon imitimi si dukuri dhe shkathtësi e tyre. Aristoteli theksonte se “imitimi është instikt i njeriut qysh në fëmijëri”. Pasqyrimet e programeve të ndryshme edukatiovo-arsimore janë një kontribut i fuqishëm në formimin e stileve të ndryshme tek të rinjtë, mëvarësisht nga lloji i shfaqjes televizive ndikimi është po aq i madh, si në sjellje, veshëmbathje, në stilin i të ecurit, të të folurit, në respektimin e të drejtave njerëzore, në të pëlqyerit (ose në zhvillimin e shijës estetike) etj.
Kjo arrihet nëpërmjet të programeve të pasura kulturore, arsimore, koncerteve artistike me një nivel të lartë, dramave, pjesëve teatrale, filmave më vlera edukuese, telekuizeve dhe asociacioneve të ndryshme me tema të larmishme që janë koherente me aftësinë e të rinjëve. Programet edukuese nxitin kërshërinë e të rinjëve që të jenë pjesë përbërse e tyre, gjithashtu programet ku shfaqen koncerte të ndryshme artistike, muzikë klasike (filharmonia, koncerte Solo, duo, kori, orkestra e harqeve, e frymorëve, kuartete, oktete, balete) etj, ndihmojnë në zgjimin e interesit për vlera të mirëfillta dhe zhvillojnë shijen e artdashësve dhe bartësve të këtyre vlerave. Këtu duhet edhe të shihet interesi i mediave karshi formimit të brezit të ri në drejtimin e duhur artistik. Madje panaire të ndryshme letrare, figurative, recitime artistike janë reflektim i drejtpërdrejt i porosive edukative që sajohen veçmas për brezin e ri në përgjithësi. Këto përparësi që kanë mediat bashkëkohore duhet t’i shfrytëzojnë maksimalisht prindërit, edukatorët, mësuesit dhe të gjithë bartësit dhe faktorët edukativ në formimin dhe zhvillimin e personalitetit të fëmijëve, të shijeve të tyre si adhurues të njëmendtë të së bukurës dhe vlerave estetike, duke ndikuar në formimin e bindjeve dhe shijeve tek brezi i ri. Në të shumtën e rasteve kur në media nuk ekziston program adekuat për të rinj, bie interesimi për vlera estetike dhe ato zëvendësohen me jo vlera që faktorët dhe bartësit e përgjegjësive shkaktojnë jo vetëm për çështje materiale por nga mos edukimi i tyre individual dhe mos dija.
Vazhdimisht personeli që mbikëqyrë televizionet duhet të jetë në hap me kohën që të ofroj vlera të mirëfillta, programe të pëlqyeshme dhe edukuese. Kriter parësor duhet të jetë formimi i shijeve tek të rinjët, që të mund t’i dallojnë, t’i hetojnë, t’i vlerësojnë dhe t’i përvetësojnë vlerat edukativo-estetike. Shfrytëzimi i internetit është një arritje e mëtutjeshëm e teknologjisë bashkëkohore, e cila ç’do ditë përparon në suaza të ndryshme dhe me një shpejtësi marramendëse. Materialet të cilat mund t’i gjesh në të janë të një rëndësie të veçantë, ku shfaqen risit më të reja që ndodhin në kohën tonë bashkëkohore. Krahas informatave aty mund të pasurohemi me literatura të ç’do zhanri, për secilën pjesë shkencore që ne jemi të interesuar. Materialet që fokusohen janë të nduardueshme, të hollësishme që japin shembull të grumbullimit dhe të sistemimit të tyre se për çfarë ju intereson krahas lëmive dhe programeve arsimore mund të gjesh edhe zhvillimin e proceseve mësimore në vendet tjera. Televizionet mund t’i informojnë fëmijët, se cilat janë faqet e tyre në internet dhe t’i japin shembullin se si duhet shfrytëzuar interneti. Të njejtën mund ta bëjnë edhe mediat e shkruara. Formimi i shijeve tek brezi i ri ndikon edhe në formimin e personalitetit të tyre, e cila është detyrë parësore e faktorëve edukues. Mediat në Kosovë nuk e kanë rolin edukativ-estetik, por ato paraqesin çorientim dhe mbulim të vlerave estetike, duke u shëndrruar në faktorë primar të avancimit dhe plasimit të jo vlerave.
(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)

No comments:
Post a Comment