Monday, May 19, 2008

Ku mbaron fjala, fillon muzika

Estetika dhe njeriu

Botuar më 19.V.2008

Qëllimi i njeriut në jetë është që brenda segmentit kohor që lind dhe vdes, të fikësojë atë që nuk vdes. Muzika do të shfaqej si arti i modelimit emocional të tingullit dhe si hapësirë e pakufishme e marrëdhënieve të panumërta të tij me tinguj të tjerë, por edhe me gjendje të tjera reale të materies. Muzika është abstrakte për ta konkretizuar (gjuha muzikore është abstrakte)

Mr. Ilir Ramadani

Njeriu në jetën e përditshme krijon marrëdhënie të ndryshme me hapësirën, ambientin, mjedisin, kohën dhe në të gjitha segmentet ku ai shfaqet, luan rol të rëndësishëm (si në sferën intelektuale, po ashtu edhe në atë shpirtërore). Aftësitë e tij i drejton në kontributin e dhënë në fusha të ndryshme për të arritur rezultate të çmuara, si në filozofi, art e në shkencë. Qëllimi i njeriut në jetë është që brenda segmentit kohor që lind dhe vdes, të fikësoi atë që nuk vdes. Përderisa filozofia ka të bëjë kryesisht me anën e përgjithësimit të problemeve dhe të raporteve në mes të njerëzve dhe marrëdhënieve të tyre në jetë, manifestimin në hap të ndërtimit të botës filozofike, shkenca është më e ngathët, ku pret rezultate me anën e fakteve dhe provave të rëndësishme, të arsyetuara e të realizuar në bazë të një pune të pandërprerë shumëvjeçare.
Arti-muzika në shoqërinë njerëzore është një mënyrë e vaçantë e të shprehurit të realiteteve të jetës, ndërsa e veçanta e gjuhës së artit, është shprehja e këtyre realiteteve në mënyrë indirekte dhe tërheqëse. Veprat e artit duke qenë produkte të mendjes dhe shpirtit njerëzor, veç të tjerash kanë pa dyshim edhe lidhje të veçantë me raportet dhe marrëdhëniet e njeriut me to. Tefik Çaushi thekson: “Muzika mundëson formimin e një shpirti kolektiv. Njerëzit që këndojnë së bashku, marrin frymë me të njejtën ritëm dhe janë në marrëdhënie të përbashkëta midis tyre. Muzika, unin e kthen në ne”. Midis tyre arti-muzika paraqet një hap tjetër të rëndësishëm për jetën e njeriut ku mund të paraqesin mendimet e tyre intelektuale me bazë të menduarit shpirtëror. Rruga e muzikës është më e lehtë dhe shpejt e depërtueshme, sepse ka të bëjë me gjendjen shpirtërore dhe me sferën emocionale të secilit individ, pa marrë parasysh ngritjen e tij edukativo-arsimore.
Siç thotë Fatmir Hysi, muzika do të shfaqej si arti i modelimit emocional të tingullit dhe si hapësirë e pakufishme e marrëdhënieve të panumërta të tij me tinguj të tjerë, por edhe me gjendje të tjera reale të materies. Në këtë kuptim muzika mund të jetë rrjedhojë e një kombinacioni të intonuar të tingujve, por mund të jetë edhe intonim i një situate tingëllore pa lidhje. Nga kjo duhet të nisemi në zbërthimin e termit dhe të kuptimit të muzikës, që është pjesë e pandashme e të gjitha situatave që na paraqiten dhe bëhen pjesë e anës shpritërore të çdo individi, pa marrë parasysh ngritjen e tij intelektuale dhe edukative. Derisa ne kalojmë rrugën dhe në atë rast dëgjojmë burinë e makinës (që paraqet tinguj apo fenomen akustik), që është gati të na rrëmbej, tingëllima e kësaj burie pa dashje bëhet pjesë e jona dhe e përjetimit tonë muzikor, ku edhe pse tek ne nuk zgjon ndjenjën e kënaqësisë (siç pretendohet se muzika sjell vetëm kënaqësi), por ajo në një moment tjetër (të caktuar) do të ishte edhe kënaqësi dhe pjesë e muzikimit tonë, kur tek ne do të krijonte marrëdhënie intime muzikore.
Siç thotë Fatmir Hysi, muzika është një “formulë” komplekse e cila përfshin në vetvete një shumë të madhe komponentësh; nga ata të kohës e të ndjeshmërisë; te komponentet e hapësirës dhe deri te përbërësit e pashmangshëm të interpretimit. Muzika është forma më e lartë e mendimit intelektual - shpirtëror, shtrirja e saj në të gjitha segmentet e jetës dhe të fazave të evoluimit të tij, si dhe gjuha e saj shprehëse që tejkalon mjete me të cilat shprehen artet tjera. Çajkovski thoshte: Kur mbaron fjala, fillon muzika. Muzika është abstrakte për ta konkretizuar (gjuha muzikore është abstrakte). Muzika rrjedh në kohë, me rrjedhjen e saj krijohen procese, proceset bëhen me dinamikë (ngjitëse dhe zbritëse), muzika është energji. Dallimi dhe vlefshmëria e muzika karshi arteve tjera është e dukshme, pasiqë detaj pas detaji të çon tek e përgjithshmja–tek muzika, ndërsa tek piktura kapet konkretja me elemente abstrakte, ose mendime.
Do të bëjë një degresion në lidhje me raportet e muzikës që ka artet tjera e sidomos me artin figurativ. Edhe pse dy artet bëjnë iustrimin e një ngjarje përmes mjeteve të tyre shprehëse, se cila është e një niveli më të lartë dhe se a mund të krahasohet muzika me artin figuartiv do të përpiqem ta bëjë jap një shembull: Që ta shohësh një Luan para vetes në një pikturë të varur në muze, koncentrohesh ta shikosh bukurinë e kësaj pikture, mënyrën e paraqitjes së muskujve me një mjeshtëri të rrallë, apo qafë me një kurorë mbi të në kokë, ndërsa të të ulurijë nga mbrapa, të bie të fikët. Kjo demostron vlerën e tingullit, madhështinë e tingullit. Muzika ka të bëjë me elemente të ndërthurura, që paraqiten jo rrallë herë në bazë të formës muzikore, por jo edhe vetëm të përmbajtjes. Këto dy elemente janë të ndërthurura në mes vete sa që është vështirë të themi se njëra është prijëse, ndërsa tjetëra përcjellëse. Janë dy aspekte të varura nga njëra-tjetëra, por edhe qëndrojnë të pa shpjegueshme në thelbin e veprës muzikore. Muzika nuk mund të vlerësohej vetëm në bazë të formës apo përmbjatjes, por vlerësimi i drejtë i saj ka të bëjë me mesazhin universal që përcjell tek masat e gjëra intelektuale. Muzika paraqet në vetvete një determinim të pozitës së të menduarit, zhvillimit të tyre në aspekt kreativ, formimit të personaliteti në aspekt profesional-intelektual, pamje e realitetit nga aspekti i përpilimit të mendimeve qofshin ato edhe të pa pranueshme për shtresat e ulëta intelektuale, duke përdorur mjete të avancuara të zhvillimeve muzikore bashkëkohore, madje madje edhe duke bërë kërkime të përdorjës së një pentagrami të ri apo unifikimit të përpjekjeve për të ardhur deri tek një organizim i ri muzikor, që do të rezoltojë me një mënyrë të re të shkrimit muzikor.

(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)

1 comment:

said...

Emri im është loana dhe jam këtu për të falënderuar DR DAWN për ndihmën e tij për të shpëtuar marrëdhënien time. I dashuri me la sepse isha i shpejtuar dhe e kam luftuar disa here per shkak te pasigurive duke mos e pare asnjehere afer zonje. Nuk mund të gjeja një mënyrë më të mirë për ta bërë atë të kthehej tek unë dhe DR DAWN erdhi në shpëtimin tim. Kur e kontaktova, ai më tha gjithçka që duhej të dija se si do të rikthehet dashuria dhe lidhja mes meje dhe burrit tim. Unë u binda dhe ai e bëri punën pa hezitim dhe menjëherë pas 48 orësh më thirri i dashuri. Jam e lumtur dhe plot jetë për shkak të mirësisë së DR DAWN. I bëj thirrje kujtdo që ka probleme të kontaktojë me të tani dhe ai me siguri do t'ju ndihmojë.
dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159