Botuar më 12.V.2008
Po kush na qenkanë këta njerëz që organizojnë evenimente të tilla? Cilës shtresë i përkasin? Pse janë kaq individ të ultë, cili është qëllimi final? Përfitimet materiale? Festivalet dedikohen për të nxjerr në pah talentë dhe tu jepet atyre rasti që nuk e kishin këtë mundësi për pjesëmarrje.
Mr. Ilir Ramadani
Në Kosovë pas vitit 1999, ne si popull u bëmë shumë të civilizuar, të emancipuar, të azhuruar duke organizuar lloj-lloj spektakli muzikor, prej atyre më të thjeshta (nëpër kafiteri, podrume-vende qefi, restuarante) e deri tek festivalet, që do të ishte kontribut për të ardhmen e këngëtarëve të rinj, por edhe të atyre që shprehin dëshirën të jenë pjesëmarrës. Të gjithë ne që deshëm apo s’deshëm ishim dhe jemi pjesë e ngjarjeve muzikore të organizuara me këtë qëllim, jemi të habitur me faktin se me çfarë cilësie bëhen këto evenimente, që do të ishin “shembull” i ofrimit të vlerës së mirëfilltë estetike. Mirëpo, ngjarjet e paraqitura na bëjnë të ndihemi në siklet të vazhdueshëm për ata të cilët janë pjesëmarrës (duke kujtuar dhe besuar se me të vërtet janë këngëtarë), që ndoshta me një kriter artistik nuk do të mund të ishin pjesë e këtyre evenimenteve. Rrugën që po e ndjekim në këtë situatë është shumë e përshtatme për të krijuar bazë të mirë materiale, në dëmë të atyre që japin lekun e nuk janë as për tu dëgjuar në shtëpi, e mos pyet të marrin pjesë në festival, duke krijuar karrierën e yjeve. Kontunuiteti i evenimenteve i jep mundësi që të gjithë ata të interesuar, mund të jenë pjesë e këtyre festivale dhe kjo dëshmohet më së miri që nëse dëshiron të jesh pjesëmarrës i festivaleve në Kosovë është gjë shumë e lehtë edhe pse nuk kërkon një garancion se kandidati i plotëson kërkesat muzikore për të qenë pjesëmarrës. Pika e parë që duhet të përmbush secili kandidat është të qëndron mirë financiarisht (meqë duhet patjetër të bëjë këngën tek njerëzit që e organizojnë festivalin, sepse në të kundërtën nuk do të jenë pjesëmarrës), ta gjesh rrugën më të lehtë për pjesëmarrje (duke paguar për këngën, pa marrë parasysh se çfarë kënge do të jetë), të kesh vullnet dhe të jesh i dëgjueshëm, ndërsa për talent, për vokal, për elementet përbërëse të muzikalitetit, nuk bëhet fjalë, pasiqë ai i cili qëndron më mirë materialisht padyshim se do të jetë në fund të festivalit i buzëqeshuri. Edhe nëse nuk e posedon asnjë element muzikor, mund të arrish deri në piadestalin më të lartë (duke e marrë epitetin e starit) dhe madje, madje edhe të shpërblehesh me ndonjë çmim apo edhe më shumë çmime (varësisht nga pagesa që e bënë). Kjo të bënë të çrregullt me principet e organizimeve të festivaleve, që janë në disporpurcion me rregullat e një evenimentit të tillë, me njerëzit që janë pjesë-bartësit e këtyre organizimeve, si dhe me pranimin kaq të lehtë të një fenomeni që po ndodh në Kosovë nga pjesa intelektuale. Po kush na qenkanë këta njerëz që organizojnë evenimente të tilla? Cilës shtresë i përkasin? Pse janë kaq të ultë nga intelekti, apo me atë se çfarë shihet, përbëjnë pjesën e ultë intelektuale të shoqërisë? Cili është qëllimi final? Apo janë të prirur për përfitime materiale? Kjo e fundit u jep përgjegje të gjitha pyetjeve që u parashtruan më lartë. Unë do t’i arsyetoja ata që për të organizuar një festival lypset energji për tu shpenzuar, mund dhe azhurim, por kjo nuk do të ishte e qëlluar për të krijuar këto festivale. Këto që po shohim në ditët e sotme, të jep një shembull për mos shpenzimin e energjisë apo për shpenzimin e saj për të kundërtën e vlerave, kundër artit dhe kundër vetvetes. Këta njerëz nuk kanë për qëllim krijimin e festivaleve të vërteta me kritere të larta artistike, por vetëm sa për të qenë përfituesit material, për këtë dëshmojnë evenimentet e organizuara deri tani nga ata që flasin dhe mendojnë se kanë azhurime të mjaftueshme, nga ata që manipulojnë me artin dhe kulturën në Kosovë (që pretendojnë të jenë njerëzit me nivel të lartë artistik). Edhe po të ishte diçka që të lenë përshtypje, është ajo e fitimeve për veten e atyre që organizojnë e që preferojnë të japin intervista se gjoja ne jemi kontribuesit në avancimin e muzikës në Kosovë. Por, ju me të vërtetë jeni njerëz që organizoni festivalet, jepni kontributin e juaj, por dihet qartë se kontributi juaj nuk quhet vlerë, por kontribuesit e antivlerave dhe anti artit. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të kemi një kriter se kush mund të organizoj evenimete të tilla dhe të mbaj përgjegjësi për atë se çfarë prezenton dhe si e menagjon, me çfarë kriteri do të seleksiononte kandidatët e jo vetëm të sheh të mirat materiale që fiton, që është e pa pranueshme për pjesën intelektuale, të ketë parasysh për të mos e bërë atë punë nëse prodhimi është pa kripë. Këtu do të ishin përgjegjëse edhe institucionet që lejojnë një hap të tillë, të vendosin standardeve të larta muzikore duke e kontrolluar rezultatin final, e jo të rrin duarkryq e të merren me këtë punë vetëm ata që janë kundër vlerave dhe artit. Festivalet duhet të orgazinohen me kritere të larta artistike, ku qëllimi final i organizimit të këtyre evenimenve është të nxirren në pah ata talent të cilët nuk kishin rastin për tu paraqitur me çfarëdo arsye, evenimete që do të duheshin të prodhonin vlera estetike, ku të gjithë këngëtarët e rinj do të mund të merrnin pjesë dhe të vlerësoheshin nga njerëz me karakter të fortë, njerëz që përkojnë me vlerësimin estetik. Kjo do të duhej të ishte në plan që në një të ardhmen të kemi parasysh kur dëshirojmë të organizojmë diçka të tillë, që të kemi për bazë qëllimin final (nxjerrja e vlerave estetike). Dhe vetëm me kritere të larta dhe të krahasuara me vendet që kanë zhvillime të lartë artistike (duke aloduar në nxjerrjen e vlerave muzikore-estetike edhe në Kosovë) mund të vijmë deri tek zhvillimi i domosdoshëm i artit muzikor dhe begatimit të jetës artistike. Atëherë do të kishte me të vërteti festivali vendin e tij të merituar.
(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)
No comments:
Post a Comment