Monday, April 7, 2008

Eurovisioni po afrohet

Estetika dhe njeriu

Botuar më 07.IV.2008

Kosovës po i afrohen ditët kur do të marrë pjesë në EUROVISION. Një pyetje duhet të shtrohet qartë, se sa jemi ne të përgatitur tu bëjmë karshillëk vendeve evropiane në aspektin muzikor? Pa modesti dhe me një vlerësim të drejtë (pa marrë parasysh se kemi këngëtarë që paraqiten live, por pikërisht aty edhe lind dyshimi, tek aftësitë e tyre për të performuar me një nivel të lartë artistik), arrijmë deri tek impakti që do të kemi me vendeve fqinje

Mr. Ilir Ramadani

Eurovisioni është festival europian, i përfaqësuar nga shtetet pjesëmarrëse, të cilat ende nuk e kanë të zgjidhur çështjen e festivaleve në vendet e tyre. Përderisa Italia si shtet me një kulturë të lartë artistike, që njeh bota në zhvillimin e artit e posaçërisht të muzikës, këtë “problem” e ka zgjidhur qysh në vitet e 60-ta, ndërsa vendet e Europës ende përpiqen të kenë “unitet” në lidhje me organizimet e evinimenteve të tilla si dhe me vlerësimet nga ana e popujve fqinjë. Edhe pse në një ngjarje të rëndësishme për vendet europiane vlenë të ceket fanatizmi dhe vlerësimi jo i drejtë e i merituar i këngëve dhe këngëtarëve pjesëmarrës, populli i Italisë këtë problem e ka tejkaluar duke e krijuar kriteriumin e saj për festivalin e popullarizuar jo vetëm në Itali, “SANREMO”. Kosovës, shtetit më të ri në Evropë, me një infrastrukturë të dalur nga lufta dhe të zhytur në kaos ekonomik dhe kulturor, po i afërohen ditët kur do të marrë pjesë në një eviniment të tillë siç është EUROVISIONI. Një pyetje duhet të shtrohet qartë, se sa jemi ne si popull të përgatitur tu bëjmë karshillëk vendeve europiane në aspektin muzikor? Këtu nevojitet një trajtim i plotë nga aspekti estetik për artëdashësit kosovar. Ne si popull jemi entuziast për çdo risi që na vije në derën tonë, por kësaj radhe duhet të jemi kokëulur në konkludimet që do të pasojnë rreth pjesëmarrjes së këngëtarëve tanë. Edhepse Kosova mund të mburret me një numër të caktuar të këngëtarëve folklorik dhe atyre popullor, këtë mburrje nuk e ka në zhanret që do të jenë pjesë e këtij evinimenti. Kjo jo se nuk kemi këngëtarë të stileve të ndryshme muzikore, por dua të bëjë me dije për pamundësitë e tyre interpretuese, edhepse në ditët e sotme kemi përqafime të stileve dhe zhanreve të ndryshme nga ana e atyre që “interpretojnë”(imitojnë) dhe vlerësohen maksimalisht nga njerëzit që nuk njohin vlera të miërfillëta muzikore. Dua të potencojë këtë çështje që gjoja këngëtarët tanë janë në nivel të arrijnë sukses të dëshiruar në një festival europian, pa modesti dhe me një vlerësim të drejtë (pa marrë parasysh se kemi këngëtar që paraqiten live, por pikërisht aty edhe lind dyshimi, tek aftësitë e tyre për të performuar me një nivel të lartë artistik), arrijmë deri tek një përkufizim i pjesëmarrjes sonë dhe impakti që do ta kemi me vendeve fqinje. Për një ngjarje me përmasa europiane duhet të shkohet kah zgjedhja e këngëtarëve (pasiqë të gjithë nuk janë në një rang, por megjithatë jo të krenohemi për kualitetet e tyre artistike), me një kriter të lartë estetik-muzikor, këngëtarë që do të jenë në gjendje të përmbushin kriteret e parashtruara nga aspekti estetik që përjetimi emocional të jetë sa më sublim me një mjeshtëri të përkryer estetike. Me atë që shohim çdo ditë dhe dëgjojmë, është pikë e diskutueshme se cili nga këngëtarët në Kosovë do ti përmbushte kërkesat muzikore për të marrë pjesë në një eviniment të tillë. Niveli i tyre është jo i mirë në përmbushjen e kërkesave muzikore (posedimi i një numëri të konsiderueshëm të CD-ve dhe spoteve televizive nuk do të thotë që me të vërtet të jenë këngëtarë), dhe kërkon me urgjencë të bëhet planifikimi dhe përgatitja e tyre me profesionalizëm në performimin dhe pjesëmarrjen jo vetëm në këtë festival, por që edhe ne të kemi për veten tonë jetë të begatshme muzikore - artistike. Do të bëja një degresion në lidhje me rëndësinë e festivalit europian dhe qëllimin e organizimit të këtij evinimenti. Festivali europian i ka tejkaluar kushtet dhe kriteret artistike, duke mos e pasur të qartë rëndësinë e festivalit (që dedikohet për të nxjerr në pah vlerat muzikore të secilit vend dhe duke e vlerësuar drejtë), por duke i favorizuar vendet fqinje pa kriter, pa pasur parasysh mënyrën e interpretimit të këngëtarëve dhe vlerësuar pa paragjykime, por sot është bërë sinjalizim i qartë i gjykimeve fqinjësore dhe humbjen e vlerave të vërteta estetike-muzikore. Mjedisi europian ka kaluar në fazën e ndërtimit të urave lidhëse midis popujve në shikim të globalizimit të çështjeve dhe unifikimit material, andaj Kosovës i duhet që në mënyrë immediate dhe të pavonuar ti lanësoj vlerat e mirëfillëta artistike, që në impaktin dhe performimin fillestar, të kemi realizim të lartë artistik. Edhe pse këngëtarët tanë nuk na lënë të ndihemi rehat në prezantimin që do të bëjnë në Eurovision, për pjesëmarrjen e tyre në këtë evinimentin medoemos kërkohen kritere të larta gjatë përzgjedhjes së tyre, të cilët do bëjnë përfaqësimin tonë në ngjarjen më të rëndësishme europiane. Kjo njëherit do të ishte detyrë e të gjithë atyre që janë kompetent në përzgjedhjen e këngëtarëve, se me çfarë cilësie do të prezantohej Kosova. Vetëm me një seriozitet dhe profesionalizëm do të vijmë deri tek ngritja në nivele të qëndrueshme dhe të pa luhatshme estetiko-artistike.
(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)

No comments: