Botuar më 25.V.2008
Këngëtarët shqiptar në paraqitjet e tyre e humbin ekuilibrin emocional (meqë nuk janë profesionist) dhe futen në devijim total duke harruar se për çfarë janë të thirrur dhe me atë rast krijojnë antipati që në hap të parë. Kompozitorët të mendojnë se cilat janë mundësitë vokale, atyre që ua dedikojnë këngën, si dhe përzgjedhësitë të jenë të përgjegjshëm. Reflektimi i sotëm muzikor shqiptarë, degradon kulturën në rend të parë, dhe e sjell atë para aktit të kryer.
Mr. Ilir Ramadani
Jo vetëm ne në Kosovë kemi probleme me këngëtarë të shquar dhe të gatshëm të performojnë karshi vendeve fqinje, ky problem ekziston edhe në Shqipëri (edhe pse nuk mund të krahasohet në asnjë aspekt me interpretuesit kosovar). Ne si popull, si komb, ëndërrojmë me sy hapur pa e shikuar realitetin me mendje të shëndoshë, por vetëm i bëjmë qef vetes tonë. Derisa kushtet materiale na lënë në një anë (të pa provuar të performojmë midis mijëra e mijëra spektatorëve), atëherë nuk duhet të ngutemi e të japim fjalë boshe e të pa qena për ata të cilët do të na përfaqësojnë në ndonjë festival europian. Një gjë duhet thënë hapur, se nuk i plotësojnë kriteret muzikore këngëtarët e Shqipërisë (pa u fokusuar në zgjedhjen e tyre nga juritë profesionale - nganjëherë edhe të gabuara fare, apo edhe ndonjë gjë edhe më e keqe që e humb imazhin kulturor shqiptar para të tjerëve), por përzgjedhja bëhet sa për sy e faqe. Se artistët shqiptarë janë mësuar vetëm të performojnë në prani të familjes së tyre e jo edhe të rrethit ku jetojnë, apo edhe më gjërë është evidente në performimet e tyre vite me radhë në Eurovision. Se a do të duhej ta përfaqësonin këta këngëtarë në fesivalin e eurovisionit Shqipërinë, kjo është një pyetje e logjikshme dhe nuk do energji për të pasur një përgjegje adekuate. Këngëtarët shqiptarë në paraqitjet e tyre e humbin ekuilibrin emocional (meqë nuk janë profesionist) dhe futen në devijim total muzikor, duke harruar se për çfarë janë të thirrur dhe me atë rast krijojnë antipati tek vlerat e vërteta të një këngëtari. Pretendimet se jemi në vija funksionale, zbehin imazhin e popullit shqiptarë dhe vënë në pikëpyetje se a kemi mundësi të krijojmë diçka të mirë edhe ne si njëri ndër popujt më të lashtë të Ballkanit. Mundësitë vokale nuk prezentojnë vijën horizontale në përputhje me atë vijë melodike, e ndërthurur me një regji të dështuar totalisht, me lëvizje skenike të pa kordinuara me emocionin e tekstit muzikor (meqë teksti paraqet një përmbajtje dhe është pjesë e pandarë e melodisë). Paraqitjet e vazhdueshme janë të përcjellura me një dozë të shtuar të frikës nga ambienti së pari e të mos flasim për numërin e madh të spektatorëve që bëhet nëpër salla gjigande të vendeve të zhvilluar duke qenë ndoshta edhe njëra ndër pengasat e paraqitjeve të suksesshme të interpretuesëve shqiptarë. Frika nga spektatorët është pengesa e dytë dhe kryesorja për të dhënë atë që ndoshta nuk e kishin dhënë në performimet live. Mos eksperienca, mos zgjedhja e këngëtarëve që do të tregonin se ekzistojnë talent të shumtë e të shquar për një gjë të tillë, paraqesin ngecjen në radhët e interpretuesëve në Shqipëri, që të mos japin me të vërtetë vlerën e interpretuesëve shqiptarë (që është një hendikep për të dhënë imazhin e vërtetë të vlerave muzikore, që nuk do të ishte për të diskutuar, meqë Shqipëria ka një bagazh të mjaftueshëm të këngëtarëve për të performuar në ngjarje të veçanta muzikore, siq është festivali i Eurovisionit). Kompozitorët duhet të mendojnë për atë se kush do ta këndojë këngën e kompozuar prej tyre, kjo jo pse nuk dinë ti këndojnë këta këngëtarë, por për mundësitë e tyre vokale të cilat po shihet se nuk mjaftojnë për një eveniment të rëndësishëm për popullin shqiptarë. Ka këngë që edhe pse është e kompozuar për individ të caktuar, ky individ nuk është i plotëson mundësitë vokale-interpretuese (u mungon mjeshtëria që është kushti kryesor për të arritur sukses në përballje me kërkesat e këngëve), por çka duhet të bëhet në ato raste, duhet të kërkohen shkathtësitë e këngëtarëve dhe të kompozohet brenda mundësive të atij këngëtari për të dal në pah vlerat e vërteta të këngëve. Vetëm nëse kënga është e krijuar mbrenda konturave të interpretuesit, atëherë shpalohet bukuria e saj dhe mund të kemi shpërthimin emocional që vjen nga interpretuesi-sjell plasimin e vlerave të kompozimit përmes tij. Kjo deri më tani është e dështuar në përfaqësimet e tyre, duke mos paraqitur atë që është dashur të jepte imazhin e vërtetë të kulturës shqiptare, ndoshta edhe nga përzgjedhja jo adekuate e atyre që do të mund të paraqiteshin denjësisht para vendeve tjera. Impakti me këto vende të lënë anash duke mos i dëgjuar vlerësimet provinciale “që këta këngëtarë e përfaqësuan denjësisht shtetin shqiptarë”, duhet të shikohen gjërat në kolor, e jo të shihen vetëm bardhë e zi. Faik Konica (publicist) i drejtohet me këto fjalë Naim Frashërit: Ti je poet i tra-la-la-ve dhe ta-ta-ta-ve, duke mos e treguar realitetin shqiptarë. Atëherë të mos i japin lakim gjërave, por duhet të shtrohen ashtu siq janë (edhepse është në këtë rast e dhimbshëme, duhet të aludohet në përmirësimin e gjërave që pasqyrojnë imazhin shqiptarë). Duhet të mendohet që në të ardhmen të këshillohen me njerëz profesionist (kompozitorë që dinë të vlerësojnë ambitusin e instrumenteve), të bashkëpunojnë me ata të cilët me të vërtetë janë të azhuruar në përzgjedhjen e këngëve dhe këngëtarëve pjesëmarrës në përfaqësimin e Shqipërisë në evenimente të tilla, duke mos u fokusuar emocionalisht në përzgjedhje, por duhet një punë serioze dhe e përgjegjshme. Imazhi i mirë nuk krijohet në këtë mënyrë (pasiqë krijohet e kundërta), duke lënë vetëm hijen e kulturës shqiptare në impakt me kulturat e vendeve tjera (anashkalimin e vlerave të vërteta të kulturorës shqiptare). Mosprania e interpretuesëve adekuat në shfaqjen e vlerave muzikore në një festival europian, të krijonë një pasqyrë me gërvishtje të shumëta të zhvillimit muzikor, në një vend të caktuar. Reflektimi i sotëm muzikor shqiptarë, degradon kulturën në rend të parë, dhe e sjell atë para aktit të kryer.
(Autori është magjistër për Estetik dhe Publicistikë)