Estetika dhe njeriu
Botuar më 28.IV.2008
Çka dhe cila quhet muzikë me vlerë në kohët e sotme është vështirë të kalkulohet e të vihet një përfundim i saktë dhe i ezauruar. E para që të bie në mend është rruga e të qenurit “hit”, e përcjellur nga dinamika e zhvillimit të jetës dhe bashkë me të edhe muzika si pjesë e shoqërisë. Sa i’a vlen të jemi pjesë e këtyre marrëzive që na servohen kinse të quajtura “Vlera”, sepse vetëm e vetëm është muzikë e cila konsumohet edhe nëpër vendet më të përparuar të evropës!
Mr. Ilir Ramadani
Çka dhe cila quhet muzikë me vlerë në kohët e sotme është vështirë të kalkulohet e të vihet një përfundim i saktë dhe i ezauruar. Kjo të bënë të ndihesh përgjegjës kryesor i rrjedhave muzikore në epokën e zhvillimit dhe të evoluimit teknologjikë. E para që të bie në mend është se muzika e sotme e ndjek rrugën e të qenurit “hit”, e përcjellur nga dinamika e zhvillimit të jetës dhe bashkë me të edhe muzika si pjesë përbërëse e shoqërisë. Kjo rrugë është më e lehtë dhe më depërtuese në shoqërinë e sotme, të polimendimeve për muzikën dhe për identitetin e saj.
Rrymat e shumta muzikore që sillen në kohën tonë, na bëjnë të ndjehemi përgjegjës për këtë kaos muzikor. Po të krahasohet me trafikun rrugor, do të ishte e njejta gjë sikur të kemi defekt të semaforëve dhe pastaj mund të imagjinohet se çfarë tollovie na pret. Nëse jemi nisur të mbërrijmë në destinacionin e caktuar, kot tentojmë të ngutemi, sepse ballafaqohemi me pengesa të shumta të personave që e drejtojnë trafikun. Cili do të ishte parimi kryesor për të pranuar me aq lehtësi secilën rrymë muzikore që vjen e na servohat nga perendimi? Cilët jemi ne? Cila është përvoja dhe tradita jonë muzikore? Këto janë disa nga pyetjet që mund t’u parashtrohen rinisë sonë dhe neve personalisht. Dhe padyshim përgjegje adekuate nuk do të marrim. Përveç asaj që ne duhet të jemi në hap me “Evropën”, ku ka mjaftë vend për të diskutuar.
Rinia jonë nuk është e azhuruar për atë që pranon dhe e përcjell me emocion, sikurse ne kemi traditë të gjatë me shekuj për kultivimin e këtyre rrymave muzikore. Me çfarë kriteri ne i pranojmë ato aq lehtë dhe pa një pa dy bëhen pjesë të komunitetit tonë?
Aristoteli në veprën e tij traktat “Poetika” thekson: “Njeriu është i prirur të imitojë dhe atë qysh në fëmijëri. Andaj, kjo është e vërteta edhepse kanë kaluar më se XVI shekuj, ne ende imitojmë. Pasiqë instikti na udhëheq në jetën e përditshme, nuk mund të garantojmë në atë që ne jemi ata me vetëdije e me pavetëdije bëhemi “pjesë të kulturës sonë”. Përveç njeriut që imiton, imiton edhe majmuni. Atëherë, athua vallë edhe ne qenkemi majmun? Kjo të bënë të mendohesh dhe të krahasosh veten me majmun, me modën e sotme, që rinia jonë e përbiu dhe e bëri mikun më të ngushtë (“modern”).
Nuk do të veçoja ndonjërën prej rrymave muzikore, që është e ndjekur nga moda, sepse do të na ngelte “hatri”dhe të ishim në kundërshtim me vetveten. As njëra e as tjetra rrymë që shfaqet sot nuk i përmbush kërkesat, as edhe ato minimale për të qenë vlerë arti. Unë do të theksoja se Çajkovski është përcaktuar nga kritika botërore, kompozitori që me mjete klasike shprehëse dha shpirtin rus. Kjo duhet të na jetë shembulli primar në rrugën e organizimit kulturor dhe ndarjes nga moda. Se sa janë të dhimbshëme këto konstatime, duhet të nisemi nga gjykimi i drejtë dhe i barabartë për të gjitha llojet e muzikës së sotme. Themi llojet, sepse ditë pas dite bëhemi gjithnjë e më të “emancipuar”dhe të gatshëm të jemi pjesë e këtyre llojeve muzikore, sikurse që përkujdesemi për veshjen tonë, që e ndërrojmë çdo ditë. Nuk duhej të ishte e njejta dhe të barazohej muzika me modë, përkundër që nuk duhej të krahasohej njëra me tjetrën, pasiqë vlera universale e muzikës i tejkaton kufijtë e çdo lloji të artit, që paraqet realizimin e saj nëpërmjet të mjeteve shprehëse që përdor muzika.
Por, sot është e kot që të kemi një përzgjedhje të asaj që na ofrohet dhe bëhet pjesë e vlerave të mirëfillta. Muzika është në një anë edhe edukues, formues, përceptues, përfytyrues etj. Se sa jemi të gatshëm të marrim atë që është e nevojshme për ne e sidomos për brezin e ri, duhet të bëjmë së pari një konsultë të shkurtër me vetveten. Sa i’a vlen të jemi pjesë e këtyre marrëzive që na servohen kinse të quajtura “Vlera”, sepse vetëm e vetëm është muzikë e cila konsumohet në vendet më të përparuar të Evropës!
Kjo duhet të diskutohet dhe të mbahet një qëndrim i qartë ndaj të gjithë atyre që mundohen të servojnë antivlera në vend të vlerave të vërteta. Kjo madje i tejklon përmasat e të quajturit modern, por arti nuk duhet të shihet si diçka që çfarë i do qejfi dikujt mund të bënë dhe sillet sikur të jetë njeri që e kupton fare thjeshtë se gjithçka që i ofron opinionit, do të jetë e suksesshme. Prapë se prapë rinia jonë ecën në rrugë të cilat nuk do të unifikojnë qëndrimin tonë ndaj tyre dhe ndaj asaj që shihet për çdo ditë. Vetëm duhet të thesoj se muzika ka disa rregulla, karakteristika, parime, ndieshmëri dhe mbi të gjitha origjinalitet, por asnjëherë imitim. Imitimi është mënyra instiktive e sjelljes së njeriut, për të arritur atë që të tjerët e kanë arritur para nesh.
(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)