Sunday, November 1, 2009

Arti folklorik, popullor dhe profesionist

Estetika dhe njeriu

Botuar më 01.XI.2009

Arti është shprehje e ideve dhe meditimeve njerëzore përmes modelimeve të avancuara të kohës. Ai përbëhet nga arti folklorik, popullor dhe profesionist, që mundësojnë plotësimin e nevojave shpirtërore dhe njëkohësisht vuenën në pah margaritarin e botës artistike

Mr. Ilir Ramadani

Në qenien njerëzore arti zë vend padyshim të rëndësishëm, pasiqë ai bashkëjeton me njeriun edhe atëherë kur nuk transmetohen mjetet shprehëse të saj, por janë vetëm në meditimet e thella intelektuale dhe artistike, duke paraqitur imazhe të tërthorta dhe të veçanta të imagjinatës njerëzore në një shkallë më të lartë të nivelit njerëzor. Njeriu në hapësirën globale ka qenë edhe është pjesë e proceseve të ndryshme jetësore, ku edhe arti - pjesë e jetës së tij është i ndarë prej tij dhe i konceptuar sipas shkallës së mundësive të zhvillimit dhe të intelegjencës që ka secili individ për të përceptuar dhe përjetuar mesazhin që lanson arti. Do të thoja më të thjeshtën e rrugëzimeve që arti i mundësohet çdo njeriu (pa marr parasysh nivelin e ngritjes së tyre intelektuale) duke u bërë pjesë e përjetimeve dhe korelacit estetik që shkakton tek ai përmes vlerave universale që ngërthen në vetvete. Arti është shfaqje e mendimeve individuale, i mbështetur në formën dhe mënyrën e përdorimit të mendimeve artistike përmes mjeteve shprehëse. Arti është i shtrirë në tri rrafshe apo në tri variante të të menduarit dhe të konceptuarit nga njeriu dhe përvojat e tija jetësore (duke u bërë i pandashëm në të gjitha gjendjet e tija ekzistuese). Ai është kontribut i veçant dhënë përditshmërisë njerëzore dhe pjesë përbërëse e kategorive estetike. Arti në hapësirën dhe përvojën e njeriut është i shfaqur në artin folklorik, artin popullor dhe atij profesionist (ku secili prej nesh është në gjendje të konceptojë dhe të konstruktojë përshtatjen dhe nevojën e tij intelektuale dhe humane).

Në të gjitha pikëpamjet ka për qëllim shpalosjen shpirtërore të vlerave të çdo komuniteti apo individi (pa marrë parasysh formën dhe mënyrën e gjetjes së rrugëve individuale). Prof. Dr. Fatmir Hysi në veprën e tij “Estetika në tri pamje” thekson: “Arti në të gjitha format e shfaqjes së tij, popullore, folklorike apo profesioniste, është i përirur të përditësohet e të gjejë vendin e vet të saktë në kompozimin superstrukturor të një shoqërie”. Ky do të ishte shembulli më i mirë i shfaqjes së artit në jetën e njeriut dhe vendit që stacionohet në shoqëri, duke prekur të gjitha segmentet dhe nivelet e zhvillimit dhe përdorimit nga ana e njeriut. Duke qenë baza e çdo interpretimi të mundshëm individual dhe shoqëror, arti folklorik është më i afërt me shumicën e njerëzve, të cilët për nga ana e zhvillimit të ngjarjeve historike kanë qenë bartës të idealeve dhe patriotizmit, që në njërën anë pasqyrojnë edhe thesarin që populli bart me vete shekuj me radhë gjatë ekzistencës së tij. Sa i përket mënyrës dhe vendit që ai trensmetohet gjeneratë pas gjenerate, është e kuptueshme për vështirësit e rrugëtimit që nganjëherë ka ardhur edhe në momente të ndryshimit si në anën deskriptuese dhe në anën tingëllore apo pamore. Arti folklorik për nga mundësitë e tija artistike është i kornizuar dhe nuk gëzon mundësitë e zgjerimit dhe përdorimit të mjeteve të reja shprehëse dhe kjo është për shkak të bazës së saj që ka te rrethanat e zhvillimit dhe avancimit artistik (baza e saj është në specifikimin e traditës përmes elementeve të saj), që në realitet është në një nivel që mund ta kaloj vetveten, përderisa arti popullore e ka këtë mundësi, duke gjetur frymë të re të përditësimit dhe zhvillimit dhe kjo falë teknologjisë së përdorimit të saj në kohën e sotme.

Arti popullor është në zhvillimin e dinamikës së jetës së njeriut dhe të të gjitha ato zhvillimeve teknologjike dhe shkencore. Arti popullor është më i avancuar në raport me artin folklorik dhe është më popullor duke i’u bashkuar dita – ditës masave të gjëra, e cila i ngjason rrugës së modës dhe mënyrës së konceptimit të saj, zhvillimit me dinamikën e jetës dhe mënyrës shumë të lehtë të përqafimit nga masa popullore. Nuk do të themi që për nga vlera e saj arti popullor është më avancuar apo edhe më i lartë artistikisht, sepse është në përputhje me rrugët dhe mënyrat e reja të gjetjes së asaj që është modë në ditën e sotme dhe plasimin e saj përmes një teknologjije që edhe i anashkalon dhe i injoron të gjitha ligjet estetike. Duke i’u referuar artit popullor dhe atij folklorik, në raport me dy të parat, arti profesionist është i thelluar, i medituar, sipas rregullave dhe formave artistike, është universal dhe për të gjithë brezërat e popujtë (duke u bërë ndriçues i vërtet i vlerave jo vetëm për një individ, një popull, por për të gjithë njerëzimin). Arti profesionit parasëgjithash është në një nivel të ngritur intelektual e shpirtëror, duke u bazuar në mënyrën e modelimit, formulimit dhe shpalosjes së mendimeve të avancuar të kohës, e cila është pjesë e vlerave jo vetëm të një populli, por duke u shëndrruar në një pikë integruese në hapësirën estetike.

Arti profesionist dallohet për nga pikëpamja e tij artistike, estetike, filozofike, duke kërkuar një nivel të ngritur artistik dhe estetik të përgatitjes, ku edhe adhuruesit e muzikës profesioniste padyshim që duhet të jenë në gjendje që t’a konceptojnë dhe të jenë në hap me zhvillimin intelektual që kërkon kuptimi dhe përjetimi i tij. Kjo arrihet atëherë kur ne jemi pjesë e tij dhe i kërkesave që ai shfaq për pëjetim dhe bashkëjetesë me universalitet artistik.

(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)

Wednesday, October 7, 2009

Arti muzikor – mobilizon artistët

Estetika dhe njeriu

Botuar më 04.X.2009

Muzika është art kohor, i ndërthurur me elemente specifike si për nga gjuha, po ashtu edhe për nga shtrirja e saj interpretuese. Ajo është pjesë organike e njeriut, e pasqyruar si për nga forma gjithashtu edhe për nga përmbajtja. Harmonizimi i tyre sjell tek dëgjuesi ndjenjën e së bukurës përmes madhështisë së tingullit

Mr. Ilir Ramadani

Muzika është pjesë e pandashme e jetës së njeriut, duke u bërë pjesë e tij edhe atëherë kur nuk është në gjendje të perceptojë dhe kuptojë thelbin e artit muzikor dhe esencën e zanafillën e saj, por vetëm përjetojnë elektrizimin që shfaq ajo. Muzika dhe thelbi i saj kuptohen vetëm atëherë kur jemi pranë saj dhe në dimensionin estetikë që shfaqet tek masat e gjëra artdashëse. Interpretuesi – artisti gjatë performimit bënë që edhe tek ata që janë më pak muzikal të krijojë marrëdhënie të ngushta reciproke dialoguese, duke përjetuar muzikën përmes veprës muzikore. Ky dialog përfaqëson ndjenjën artistike që interpretët bartin në bagazhin e tyre formues dhe atë e përcjellin në paraqitjet e tyre tek publiku, i cili akcepton dhe bashkëjeton me përjetimin muzikore. Talentët e dalluar japin mesazh, që në të vërtetë është universal në vetvete. Artistët janë ata që transkriptojnë dhe e bëjnë më të lehtë kuptimin e muzikës, specifikave të saja dhe rolit që ajo ka në formimin tonë profesional. Pikërisht ky është edhe qëllimi që përmban në vete tingulli (sepse muzika është e dallueshme prej arteve tjera, përmes gjuhës së shprehjes, impakti që ajo shfaq në dialog me ta dhe mundësinë e krijimit të raporteve më të afërta në mes të interpretuesit dhe dëgjuesit). Prishtina ishte mjaft e nderuar gjatë javëve të kulturës gjermane, meqë pati rastin ti ndjek dy koncerte me mjeshtritë gjerman.

I pari ishte në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe i dyti koncert kamertal me veprat e kompozitorit gjerman Felix Mendelssohn Barthorldy-it. Ky ishte edhe rast i veçant meqë korospodon me 200 vjetorin e lindjes së kompozitorit dhe interpretimi i veprave të tij ishte në korelacion të ngushtë me javët e kulturës gjermane, duke i dhënë mundësi publikut në Kosovë që të jetë i pranishëm në dy koncertet e organizuar për këtë qëllim. Qëllimi i këtyre koncerteve ishte bashkëpunimi dhe shpalosja e kulturës gjermane tek shtresat intelektuale të Kosovës, bashkëpunimi i ndërsjelltë kulturor dhe human. Ky ishte edhe mesazhi gjerman i drejtuar popullit të Kosovës dhe gjithë artëdashësve dhe profesionistëve që nga afër të përjetojnë tingujt e kulturës gjermane. Këtë mesazh në Prishtinë e sollën Andreas Reiner (violinist me renome) dhe pianisti e dirigjenti shqiptar që jeton e vepron në Gjermani - Desar Sulejmani. Protagonistët e dy mbrëmjeve ishin të përgatitur, të cilët u bënë transformatorët e veprave muzikore, duke lançaur vizionin që kanë për artin muzikor tek publiku prishtinas. Me profesionalizëm të vërtetë, me pjekuri prej artistësh të mëdhenjë, me përkushtim, lançuan edhe njohurit e tyre filozofike për muzikën, për artin në përgjithësi, sepse tek ne sollën atmosferën e punës gjermane. Ata përcollën një formul të muzikimit, formulë kjo e deshifruar përmes artit dhe vlere të veçantë që populli gjerman posedon në kulturën e saj shekullore.

“Kultura e një shoqërie është rruga e jetës e anëtarëve të saj; koleksioni i ideve dhe zakoneve që ata i mësojnë, i shkëmbejnë dhe i transmetojnë brez pas brezi”.[1] Puna dhe talenti i tyre krijoj një lidhje miqësore dhe shumë të afërt si me publikun, gjithashtu edhe me vlerat e veprave të muzikës gjermane. Interpretimet e tyre ishin në një nivel tejet të lartë artistik e estetik, duke bërë që të përjetohet madhështia e veprave muzikore me të gjitha kërkesat estetike të një performimi artistik. Karakteristikë e dallueshme ishte edhe mobilizimi i anëtarëve të Filharmonisë së Kosovës që të paraqiten me një nivel të kënaqshëm dhe mbresëlënës (gjë e cila është e admirueshme nga njerëzit profesionist që të japin maximumin e tyre në paraqitjet skenike). Ndërsa, në koncertin kamertal dy artistët që përfaqësuan kulturën gjermane dëshmuan profesionalizëm dhe shpirt artistësh duke lënë mbresa të pashlyeshme në përmormimin e tyre. Artistët gjatë interpretimit të veprave muzikore, përcjellin me besnikëri emocionet që japin tingujt muzikor dhe atë e reflektojnë po me aq fuqi që vepra muzikore përmban në thelbin e saj, duke qenë në kontinuitet me ligjësit estetike. Kjo ishte edhe një mundësi e mirë për interpretët e rinj në Kosovë që të njihen me punën e zelshme dhe me vizionin e qartë të artistëve që kanë për muzikën dhe plasimin e kulturës së vendeve të tyre tek popujtë tjerë evropian.

(Autori është magjistër për Estetikë dhë Publicistikë)

Monday, June 15, 2009

Kreativiteti pjesë e lojës së fëmijëve

Estetika dhe njeriu

Botuar më 15.06.2009

Fëmijët krijojnë situata të tilla ku bëhen protagonistë për të shfaqur individualitetin dhe kjo është e lidhur ngushtë me lojërat e tyre dhe shprehjen përmes tyre. Andaj, kreativiteti është i domosmoshëm për të shfaqur botën e tyre shpirtërore.

Mr. Ilir Ramadani

Ekzistojnë teori të ndryshme për rolin e lojërave, qëllimin e tyre në edukimin e fëmijëve, zhvillimin fundamental që i japin fëmijëve në aspektin shpirtëror e fizik. Fëmijët përmes lojërave arrijnë deri në atë shkallë të përfytyrimit objektiv dhe subjektiv, zhvillimit të fantazisë për gjëra reale dhe joreale dhe kjo arrihet falë kompleksitetit që përbëjnë lojërat në vetvete. Ato janë pjesë të pandashme, të ndjeshme, emocionuese, të lira saqë nuk mund të paramendohej që në aktivitetet e tyre të përditshme të mos ketë lojëra (pikërisht ato i japin impulsin e duhur në zgjerimin e mundësive dhe shkathtësive për t’u shprehur dhe treguar individualitetin). Përmes tyre vihen në pah aftësitë e brendshme të trasheguara në mënyrë gjenetike, pozicionimet individuale, fantazia (për objektet reale dhe imagjinative), kreativiteti, interpretimi (në formë të pavarur) dhe përmes aktiviteteve dëgjimore të vazhdueshme bëhen protagonist të vërtetë të individualitetit në grup dhe në rreth. Loja fëmijëve u sjell kënaqësi, argëtim, vetëbesim, ndjenjë për të bukurën, ku përmes saj ata përceptojnë, prekin botën materiale dhe shpirtërore dhe bëhen pjesë e realitetit në të cilin jetojnë. Rëndësia e lojës për fëmijët konsiston në depërtimin drejt botës së tyre të brendshme, në shprehjen e tërë potencialit shpirtëror, në ekzistencën e jovarësisë tek ta për gjëra të prekshme dhe të paprekshme, ku pikërisht përmes lojës fëmijët reagojnë dhe reflektojnë e krijojnë në mënyrën e tyre individuale.

Përmes ndryshimit të vazhdueshëm të lojërave, korelacionit të tyre, në sistemin mendon sjellin freskimin e kujtesës, anët pozitive vihen në pah, ku fëmijët vetvetiu paraqesin pozitivitetin dhe pastëtinë shpirtërore përmes dëshirave që të bëhen të pavarura (ku njëkohësisht krijojnë idealet e tyre dhe reflektojnë në tip të liderit). Roli i artit muzikor tek fëmijët është mjaftë i rëndësishëm dhe komponentë fundamentale në edukimin e përgjithshëm, ku kjo lëmi është e planifikuar dhe e sistemuar në krijimin dhe zhvillimin intelektual e spirtual të fëmijëve. Tek fëmijët s’ka qëllim përcaktimin e vetëdijshëm për të krijuar diçka konkrete artistike në këtë moshë (por të nisin hapat e parë të krijimit), sepse për ta është i rëndësishëm procesi i fillimit të krijimit e jo rezultatet (sepse nuk mund të presim menjëherë rezultate të kënaqshme). Të gjitha ato që i bëjnë fëmijët e kësaj moshe, i realizojnë përmes lojës me matetrial tingëllor (duke plotësuar vendet e lëna bosh), pa pasur nevojë që të ndërhyjë pedagogu (vetëm atëherë kur u jep shpjegimet e duhura). Fëmijëve duhet mundësuar që të kënaqen, të shfaqin natyrën e tyre për fillimin e të krijuarit, duke i përpunuar përjetimet e tyre përmes këngëve, pjesëve melodike të shkurtëra, gjesteve e lëvizjeve. Energjia që tek ta është e akumuluar (përmes përjetimeve), duhet të shëndërrohet në praktikë, duke qenë vet ata protagonist të nismës për të krijuar atë që do të jetë produkt i tyre dhe vetëm i mendjes së tyre.

I tërë aktiviteti krijues (ku ne synojmë që tek ta të nxitet ndjenja e kreativitetit) të bëhet në formë loje (pa hequr dorë nga kërkesat elementare muzikore), ku ata duhet të motivohen, sepse ky është parakushti i krijimit të tërsive muzikore (varësisht se çfarë ne synojmë të arrijmë tek ta, me rëndësi është shprehja e lirë e tyre qoftë edhe jo e pëlqyeshme për ne). Kjo do të ishte baza e një procesi me të cilën ata që do të shfaqin talent, ta zhvillojnë atë edhe në fusha tjera (sepse e vetme muzika nuk mund të shpreh thelbin e artit dhe kemi nevojë që kjo të bëhet edhe përmes mjeteve tjera shprehëse). Lëvizja dhe vallëzimi paraqesin aktivitetet bazë përmes të cilave nxënësit shprehin përjetimet e tyre muzikore, por duhet të inkurajohen edhe që kreativitetin ta shprehin përmes artit figurativ dhe shprehjeve gjuhësore, të mbështetur në inspirim nga vet muzika e dëgjuar, meqërast nxënësit në mënyrë spontane të krijojnë atë se çfarë ata ndjejnë. Këtu duhet të ceket se të gjithë fëmijët e talentuar, talentin e tyre ta shprehin aty ku ata e ndjejnë më përzemër (përmes vizatimeve dhe ngjyrosjeve, përmes ndërtimit me mjete plastike, përmes poezive, tregimeve, përmes ritmit dhe melodisë në bazë të imagjinimeve tingëllore individuale). Përmes lojërave artistike, ne arrijmë të realizojmë pjesën shumë të rëndësishme të edukimit muzikor që është zhvillimi i kreativitetit tek brezi i ri, ku meqërast fëmijët eksperimentojmë materiale të ndryshme përmes dëgjimeve muzikore (dëgjimet muzikore paraqesin komponentën fundamentale në zhvillimin e kreativitetit edhe në lëmi tjera), zbulojnë botën e tyre të brendshme, bëhen kërkues dhe njëkohësisht shprehës.

Dëgjimet muzikore ofrojnë edhe më afër nxënësve krijimtarinë muzikore, me ç’rast nxënësit zgjerojnë horizontin e tyre dhe kjo ka për qëllim kuptimin esencial të të krijuarit muzikor. Arti muzikor, sikurse edhe çdo art tjetër mund të shërbejë edhe në korelacionin e shprehjes së kreativitetit dhe të jetë mjaftë efektiv, duke u bazuar në fuqinë shprehëse të tingullit (mjetit shprehës muzikor), që në të vërtet është më mbresëlënësi dhe depërtuesi në krahasim me mjetet shprehëse të arteve tjera. Andaj, arti muzikor mund të jetë edhe stimul për shprehje të kreativitetit edhe në artet tjera (artin figurativ, dramatik, koreografik, aplikativ, gjuhë etj), prandaj shfrytëzimi i potencialit muzikor për të arritur rezultate edhe në artet tjera është i dëshiruar. Këto rezultate janë bërë përmes dëgjimeve muzikore tek moshat parashkollore dhe shkollën fillore e të mesme të ultë. Dëgjimet muzikore japin impuls për të përfyturuar, imgjinuar dhe zhvillon kreativitetin tek fëmijët, sepse ngjallë ndjenjën e shpirtit krijues dhe kjo shpalos individin si person dhe mënyrën reale të shprehjes së tij përmes shqisës së të dëgjuarit. Korelacioni midis dëgjimit të veprave muzikore dhe shprehjes përmes artit figurativ është formë e shkëlqyer e vënies në funksion të mekanizmit kreativ dhe ajo bëhet me një përfytyrim që lenë gjurmë të thella në mendjen e fëmijut, duke transformuar depërtimin e tingujve drejt gjendjes emocionale në shprehje krative figurative.

Falë talentit të fëmijëve, transformimi i tingujve në vizatim me ngjyra, është edhe një formë e veçantë e mbresës që lenë vepra muzikore e dëgjuar, ku tek shumica e nxënësve arrin efektin e mobilizimit dhe zhvillimit të drejtë, duke shpërthyer në mënyra individuale në trajtimin që bëjnë gjatë vizatimit përmes përfytyrimeve. Me vet aktivitetin e fëmijëve, forcohet puna krijuese muzikore, e cila qëndron në zhvillimin e aftësive si sugjerim qenësor për hapat e duhur të një kreativiteti, por edhe formësimin e tyre si individ në aspektin artistik, ku meqërast më vonë vije deri tek profesionalizmi në shprehje.

(Autori është magjistër për Estetikë dhë Publicistikë)

Sunday, May 3, 2009

Kultura, arsimimi - përgjegjësi shoqërore

Estetika dhe njeriu

Botuar më 03.V.2009

Kultura është e përballëshme me çdo situatë të përditëshme e të prekur në secilin cep të jetës së njeriut, ndërsa arsimi është në ndërgjegjen e shoqërisë, në lidhëshmëri me etapat e zhvillimit, përmirësimin e kualitetit arsimor - pedagogjik, sidomos sot kur kemi një nivel tejet të lartë studimesh e përpjekjesh për të sendërtuar arsyen në qëllimin final (unifikimin dhe globalizimin jetësor)

Mr. Ilir Ramadani 

Që të flasim për kulturë dhe arsimim, së pari kemi nevojë të shfletojmë faqe të shumta historike me një përkushtim të veçantë dhe në mënyrë studioze për shoqërinë, proceset nëpër të cilat kaloi dhe elementet përcjellëse që mori e dha (pasi që ai komunitet që nuk merr e jep ose më mirë të themi që nuk shkëmben përvoja të tyre është budalla ose mbetet primitiv) ajo shoqëri, e asesi të kemi një pasqyrë të kotë të evinimenteve që ndodhin në sipëfaqe gjeografikisht të kufizuar dhe të kërkojmë nivele të larta të arsimimit dhe kulturës së njerëzve, të cilët janë pjesë e evoluimeve kohore. Së pari duhet të vështrohet aspekti kohë e pastaj të japim konkludime apo teza të ezauruar shkencore e filozofike. Prof.Dr. Fatmir Hysi në veprën e tij “Estetikë në tri pamje”, thotë: “Kultura e një shoqërie është rruga e jetës e anëtarëve të saj; koleksioni i ideve dhe zakoneve që ata i mësojnë, i shkëmbejnë dhe i transmetojnë brez pas brezi”. Pikërisht kultura është një reflektim shumëvjeçarë i njerëzve, jetës së tyre, pa marrë parasysh se cili do të ishte vendi i individit në shoqëri, trashegimin e bartur brez pas brezi, me të gjitha ato dukuri që i bartë shoqëria në evoluimin e saj. Nëpër etapa të ndryshme të evoluimit të popullit në kohë, dhe në faza të ndryshme që kalon për të ardhur deri në ditët e sotme (ku bota shkon kah unifikimi, globalizimi në të gjitha aspektet, si në atë ekonomike, arsimore, edukative, teknologjike, shkencore, filozofik), kulturat janë ato të cilat i bëjnë të ndihen të qetë popujtë e të privilegjuar për pasuritë e bartura nëpër shekuj.

Kultura është e përballëshme me çdo situatë të përditëshme e të prekur në secilin cep të jetës së njeriut dhe të afinitetit të tij për ta ndierë veten sa më komod në ndërgjegjen e tij, është kontribut i secilit individ me çfarëdo cilësishë, stilesh, pasionesh, azhurimesh në art-shkencë e gjetiu, realizim i përpjekjeve për të përfshirë të tërën në konditat e rregullave të përcaktuara me anë të mendimit logjik e intelektual. Edhe arsimi është në ndërgjegjen e shoqërisë me të gjitha të metat që posedon në çdo aspekt, në lidhëshmëri me etapat e zhvillimit e të avancimit, ngritjes së standardit për përmirësimin e kualitetit arsimor - pedagogjik, sidomos sot në kohën postmoderne kur kemi një nivel tejet të lartë studimesh e përpjekjesh për të sendërtuar arsyen në qëllimin final (unifikimin dhe globalizimin jetësor). Kultura në përgjithësi është pjesë përbërëse e njeriut, ku është pjesë e identifikimit të shoqërisë dhe ajo bartë pjesën e përgjegjësisë me të njejtën peshë aq sa mund ta ketë, sa bie fjala gjuha, evoluimi i jetës dhe veprimtaritë njerëzore nëpër kohëra. Kjo kulturë pasqyrohet edhe përmes artit muzikor (që paraqet një situatë tingëllore çfarëdo qoftë ajo), dhe bënë të pasqyrojë emocionin dhe mesazhin e përcjellur nga ana shpirtërore të një shoqërie. Për të pasur një jetë të begatshme në lëmin e muzikës medoemos duhet të kemi mbështetje të vazhdueshme dhe të pandërprerë të institucioneve shtetërore, që të ngrihet në piadestalin më të lartë të prioriteteve që ka kjo shoqëri, në përmirësimin e kushteve për këtë aktivit sa të bukurë, aq human.

Në një rast të tillë do të kishim mburrje me kulturën e identifikimin tonë, me lansimin e një boshti kurrizor për të gjitha brezat e kaluar e të ardhshëme, me një krenari e virtyt të lartë arsimor e shkencor drejtë botës postmoderne. Përveç obligimeve që ka njeriu gjatë segmenteve jetësore, të cilat e karakterizojnë atë me një forcë të vazhdueshme për rregullimin e bushtit kurrizor, që është ndërthurja e një kulture me bazë të shëndoshë, poashtu edhe me një arsim të garantuar për një të ardhme të një shoqërie me një prespektivë të ndritur, për veten e tyre si dhe për ata të cilët do ta trashegojnë atë gjatë jetës së tyre. Përkushtimi në aspekt të rregullimit të një sistemi arsimor, është obligim e posaqërisht detyrë që duhet të gjejë rrugë sa më të mira për implementimin e saj, si në aspekt teorik, poashtu edhe në atë praktikë (në gërshetimin sa më kompaktë dhe unik të të dy aspekteve së bashku). Kushtet që ndihmojnë realizimin e një shkalle të gjërë arsimore, plotësohen nga ana e individëve të aftë, të përgatitur e serioz, për të bartur në ndërgjegjen e tyre detyrat dhe obligimet shoqërore që u janë caktuar. Kulturë do të thotë paraqitje e shoqërisë në segmente të caktuara, duke marrë parasysh jo vetëm pjesën e elitës, por të gjithë komunitetin fizikë e shpirtëror, me të gjitha ato të arritura e të pa-arritura, me boshëllëqet që bartin me vete historikisht, në kohë, si dhe plasimin e tyre në shtresa të gjëra intelektuale e sociale. Jo vetëm në një rast të caktuar paraqitet kultura e njeriut, por ajo është çdo herë pjesë e ndërgjegjës së tij, e afërt me gjendjen e tij shpirtërore e humane, pjesë e veprimeve të ushtrura prej tij, si dhe paraqitjet e vazhdueshme në aktivitetet arsimore e jashtë procesit arsimor. Përgjegjësi shoqërore është që të japin sa më shumë shembuj të një komuniteti me një kulturë të lartë njerëzore (që besoj se deri sot jemi duke e plasuar kulturën në festivale të ndryshme botërore), me një hambar të thellë të paraqitjeve estetike (në secilën veprimtari duhet të synohet paraqitja estetike e së bukurës), diapazoni i gjërë i njohurive tona për folklorin që e posedojmë dhe në atë, të mbështesim ngritjen e themeleve të larta të artit muzikor. Kultura dhe arsimi janë pjesë të pandara të identitetin muzikor dhe atij shoqëror, pjesë të një njeriu me një arsimim të mirëfilltë edukativ, por edhe të atij që për dallim nga ky i pari nuk ka asnjë ditë të shkollimit të rregulltë (për shkaqe të ndryshme që nuk është në interesin tonë ta trajtojmë), të një pasqyre të pastër të mënyrës së jetesës e të zhvillimit të tij, evoluimit në hap me kohën (pasi që koha paraqet njërin ndër elementet kryesore estetike), si dhe interpretimin e asaj që plason në botën e artit, filozofisë e të shkencës. Nuk do të ishte e lehtë që me një anë të kemi kulturë të lashtë ilire dhe ta hedhim poshtë atë për interesa personale dhe të ulëta materiale (më parë duhet të kishim një përplasje me ndërgjegjën tonë, e pastaj të mund të thuhet për diçka të tillë), por edhe të kemi një çrregullim mental e social duke ulur në minimum këtë pjesë të bërthamës qelizore të bartur me anë të traditës e trashegimisë. Kultura nuk është vetëm paraqitje e individit në një situatë të caktuar, apo sjellje e tij në rrugë, gjuajtje e mbeturinave në vend e pa vend, por është thellë e futurë në boshtin e lëkurës dhe të eshtrave, në çdo ind të tij, në rrjedhjen e proceseve për të dhe rreth tij, në gjendjen e tij shpirtërore e humane. Reflektimi kulturor është në kontunuitet me ngjarjet që përcjellin komunitetin tonë, në raportet e krijuara që kontribuojnë për përmirësimin e imazhit në impakt me kulturat tjera dhe për të mos qenë në një gjendje të afeksionit (do të ishte e turpshme kur nuk disponojmë një gjendje afeksioni, pasiqë mud të mburremi me të mënyrën e paraqitjes dhe impaktit), kjo do të ishte një realitet i këndshëm për ne. Vetëm me një reagim të drejtë ndaj evenimenteve dhe segmenteve kulturore do të na bënte edhe më të fuqishëm për kulturën dhe arsimin - pjesë të pandashme të jetës, evoluimit, arsimimit dhe kulturës që përcillet në impakt me të gjitha mangësit ku ne çalojmë.

(Autori është magjistër për Estetikë dhë Publicistikë)

Sunday, April 26, 2009

Edukata Muzikore, ndikon në formimin artistik

Estetika dhe njeriu

Botuar më 26.IV.2009

Edukata Muzikore është pjesë e procesit arsimor, e cila përmbush nevojat e përgjithshme dhe specifike të kësaj lamie, që brezi i ri të formohet edhe në aspekt muzikor, duke aluduar në rolin e veçantë të saj që nga ditët e para të jetës e deri në momentet e fundit të jetës

Mr. Ilir Ramadani

Edukata muzikore, si lëmi mësimore është e një rëndësie të posaçme, pasiqë ndikimi i saj shtrihet në shumë aspekte të përgatitjes së brezit të ri për arritje të njohurive dhe shkathtësive muzikore. Ndikimi i saj tek nxënësit është shumëdimenzional dhe faktor shumë i rëndësishëm në zhvillimin psikofizik dhe shpirtëror. Fëmijët qysh në hapat e para të jetës së tyre janë në impakt me situatat tingëllore (sepse secila situatë përmban në vetvete një gjendje të caktuar emociale), kur edhe përjetojnë dhe bëhen pjesë e universit tingëllor. Këto situata tingëllore zgjojnë tek fëmijët efekte të ndryshme (muzika i bënë të lumtur, të gëzuar, u jep shpirt), falë karaktereve të ndryshme që i shoqërojnë këto situata, fëmijët bëhen edhe të but, të prekshëm, të përgjegjshëm, komunikues, ku ndjenjat e tyre i ndajnë edhe me të tjerët, duke përjetuar emocione në mënyrë individuale dhe grupore. Edukata muzikore si pjesë përbërëse e edukatës estetike, përmbush thelbin e krijimit të shpirtit estetik, duke u bazuar në të gjitha komponentet e saja fundamentale, në krijimin e atmosferës së përgjithshme muzikore, që ndikon në formimin e peronalitetit të tyre, duke zgjuar interes dhe kënaqësi për këtë art fisnik. Muzika shtrihet në hapësirë të caktuar të një situatë tingëllore, ku tingujt shërbejnë për të pasqyruar komunikim në kohë dhe përmes saj krijohet një refleksion i zhvillimit dhe dinamikës universale të artit.

Meqë fëmijët kur shkojnë në shkollë kanë fare pak eksperiencë muzikore (fjala është për muzikën e kultivuar artistike e cila realizohet me plan dhe program arsimor, ku vetëm ata fëmijë të cilët kanë ndjekur kopshtet apo çerdhet mund të kenë pasur rast që të njihen saqopak me kërkesat muzikore artistike), tek ta duhet nxitur përjetim - përjetim e më pas të kalohet në njohjen e artit muzikor. Edukata muzikore, gjatë praktikimit të saj në procesin edukativo - arsimor është e ndërlidhur ngushtë edhe me lëndët tjera mësimore (si me gjuhën, matematikën, artin figurativ, etj). Arti muzikor me gjuhën është i lidhur ngusht, sepse edhe tash kur po bëjmë spjegimin e rolit të muzikës, atë e bëjmë me anë të fjalëve dhe pikërisht këtu është edhe rëndësia e gjuhës në edukatën muzikore. Korelacioni me matematikën është pjesë fundamentale e fitimit të njohurive të nxënësve mbi numërimin (vlerat e notave muzikore), ndarjen apo pjestimin (ndarja e notave sipas vlerave të tyre) dhe mbledhjen e vlerave të notave muzikore (apo më mirë të themi mbi alfabetin dhe matematikën ritmike muzikore). Ndërsa, me artin figurativ është i lidhur nga ana e terminologjisë artistike dhe stimul për një kreativitet më të theksur (sepse muzika është stimul edhe për zhvillimin e imagjinatës, fantazisë dhe hulumtimit me cilësor në aspekt krijues).

Për të arritur qëllimin final, edukata muzikore synon këtë ta bëjë përmes një sërë objektivash që tek nxënësit të zhvillojë komponentet fundamentale si në aspektin horizontal, poashtu edhe në atë vertikal. Pra, qëllimi kryesore i edukatës muzikore është që nxënësit sistematikisht të fillojnë (me hapa të sigurtë) të bëhen pjesë e zhvillimeve muzikore (në njërën anë) dhe njëkohësisht të përjetojnë, fitojnë njohuri, shkathtësi, shprehi, që tek ta të ngjallet ndjenja për muzikë dhe interesimi i tyre të jetë i një niveli sa më të lartë artistik. Gjithashtu duhet cekur se nxitja e nxënësve për art duhet të bëhet sistematikisht, ku duhet të kontribuojmë në formimin e tyre, që ata të bëhen pjesëmarrës aktiv, të zhvillojnë intelegjencën e tyre duke marrë pjesë në mënyrë spontane dhe të drejtpërdrejt në zhvillimet muzikore artistike, ku qëllimi fundamental është formimi dhe edukimi estetik. Andaj, nxënësve duhet t’u afrohen vlera të vërteta estetike, pra që ata të jenë në kontakt të përhershëm me veprat muzikore kualitative e asesi të injorohen dhe të zhvillohet një punë e pa menduar mirë, që do të kishte pasoja jo vetëm për brezin e ri.

Duhet që sa më tepër që është e mundur t’i ofrojmë vlerat më afër nxënësve (duke aluduar fillimisht në krijimtarinë muzikore të folklorit tonë kombëtar, duke mos anashkaluar krijimtarinë botërore), me ç’rast nxënësit do të njihen së pari me folklorin tonë dhe njëkohësisht do të zgjeronin horizontin muzikor, që sa më lehtë të kuptohet esenca e të krijuarit muzikor përmes vulës së shpirtit që mbajnë veprat muzikore. Zhvillimi i tyre i mëtutjeshëm medoemos i takon një rangu tjetër të shkollimit, ku ata të cilët kanë ineteresim, dashuri, vullnet dhe i plotësojnë kërkesat muzikore, të vazhdojnë shkollimin e tyre profesional në shkollat profesionale muzikore. Nxënësit përjetojnë emocione të ndryshme gjatë muzikimit dhe kjo falë karaktereve të shumëllojshme që kanë veprat artistike, që drejtpërdrejt ndikojnë në formimin e shijës muzikore. Ky objektiv (rëndësia e të cilit është fundamentale në formimin e njeriut), i cili po ashtu ndërlidhet me objektivat tjera, synon kultivimin e shijës artistike muzikore. Për një kultivim masovik duhet të planifikohet që në secilën shkollë të formohen kore të nxënësve, orkestra me instrumente të ndryshme (p.sh me instrumente ritmike, por edhe me ato melodike), e kështu realizohet socializimi i nxënësve me njëri tjetrin, krijohet përgjegjësia individuale  për punë kolektive, njohja me veprat muzikore, me kompozitorët, me traditën muzikore, me evoluimin e stileve dhe zhanreve muzikore, me karakteret e ndryshme të tyre, me mesazhin universal që përcjell secila vepër gjatë ekzekutimit.

Edukata muzikore synon të krijojë raporte imtësie në mes të nxënësve dhe radhitjeve tingëllore përmes veprave artistike, qartësimin e marrëdhënieve në mes të autorit dhe impaktit me gjendjen emocionale që transmeton tek masat e gjëra artdashëse, kultivimin e shijes muzikore tek ta (që në aspekt pozitiv të inkuadrohen në zhvillimet muzikore) dhe që jetën e tyre ta mbushin me plotë emocion, dashuri dhe njëkohësisht të bëhen vetkritik ndaj çdo gjëje që transmeton jovlera (sepse jovlerat në vetvete përmbajnë një grumbull me energji të zezë) dhe që ndikon negativisht në formimin e personalitetit të tyre. Ngritja e personalitetit dhe gjendjes shpirtërore në nivel koherentë me kërkesat muzikore artistike e estetik, bëhet përmes një përkujdesje të veçantë dhe të përgjithshme në një shoqëri demokratike.

(Autori është magjistër për Estetikë dhë Publicistikë)

Saturday, April 4, 2009

Kosova me imazh të ri

Estetika dhe njeriu

Botuar më 22.02.2009

Simbolet shtetërore “Himni dhe Flamuri” sikurse në çdo vend tjetër përfaqësojnë simbolet historike identifikuese të një shteti e këto tek ne u bënë kundër dëshirës së gjeneratave që dhanë shumë për të pasur simbolet identifikuese shpirtërore të shtetit të dytë shqiptar. Ne jemi përkrahës të Bashkësisë Ndërkombëtare, por jo të humbim atë që është identifikuese e populli tonë

Mr. Ilir Ramadani

Kosova po sfidohet në impakt me një mori problemesh në të gjitha sferat e jetës, të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në krijimin e një atmosfere të zymtë dhe joshpresëlënëse për komunitetin që jeton në këtë vend dhe të ardhmën e tij. Gjendja e tillë konsiston në një amulli të përcjellur me rrjedhën e ngjarjeve që kanë ndodhur dhe po vazhdojnë të jenë prezente prej një varg motivesh të ulëta duke i vënë në pah qëndrimet jo reale ndaj popullit dardan. Kjo situatë e rëndë është pasojë e luhatjeve nga individët vendor dhe një qëndrimi jo korrekt nga Bashkësia Ndërkombëtare, që po reflektojnë në stabilitet të brishtë dhe një të ardhme të turbullut. Kjo bënë që të mos ndihemi komod me një trajtim tashmë të ri për shtetin kosovar (me një imazh të ri për Kosovën pa shenja indentifikuese historike) dhe kur në një ditë të afërm të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, të mos mund të identifikojmë lashësinë, përpjekjet për liri dhe traditat e prejardhjen tonë shekullore. Këto përpjekje u bënë nëpërmjet hartimit të një plani për të cilin populli kosovar nuk u është mirënjohës (as ndërkombëtarëve e aq më pak vendorëve), për simbolet e Kosovës: himnin dhe flamurin – simboleve të shtetit të ri (New Born) që lindi i sanksionuar prej gjendjes shpirtërore. Ne jemi përkrahës të Bashkësisë Ndërkombëtare, por jo të humbim atë që është identifikuese për popullin tonë të lashtë dhe përpjekjeve të vazhdueshme që u bënë për krijimin e imazhit të një komuniteti që ka vlera kulturore e njerëzore.
Simbolet shtetërore “Himi dhe Flamuri” sikurse në çdo vend tjetër përfaqësojnë simbolet e një shteti dhe traditave të tyre e këto tek ne u bënë kundër dëshirës së gjeneratave që dhanë shumë për një ditë kur do të mund të ishin ballëhapur. Përshtypja e sotme për këto simbole shtetërore nuk është lehtë e pranueshme për një popull që ka kaluar nëpër një histori të dhimbshme dhe tani të bie preh e tekeve të disa individëve se vetëm ata duhet të jenë përcaktuesit e fatit të Kosovës. Himni dhe Flamuri i Kosovës u bënë me një dinakëri të përdorur me mjeshtëri nga Bashkësia Ndërkombëtare (e përkrahur nga individët kosovar, edhepse ishin fillimisht kundër të çfarëdo flamuri dhe himni tjetër përpos atij për të cilën dhamë shumë jetë me decenie), të cilët vepruan në shëndërrimin (tjetërsimin) dhe deformimin e simboleve me të cilat do të identifikohej vendi Dardan. Disa vite më parë në Kosovë u bë një propozim duke u prezentuar simbolet e Kosovës me të cilat do të identifikohej populli dhe historia kosovare (që do të ishte i arsyeshëm dhe do të bënte pjesë në ndërgjegjen e cilitëdo prej nesh), por ndodhi një moskoordinim apo më mirë të themi një revolt midis krerëve dhe personave me influencë (që me siguri sot dhe tërë jetën e tyre do ta ndiejnë veten e tyre fajtor që nuk i kanë mbështetur ato simbole, që do të vërtetësonin ekzistencën historike të popullit kosovar).
Himni me teks që përshkruan ngjarje të vendit tonë do të ishte zgjedhja adekuate (cili do tekst që vë në pah shpirtin e komunitetit kosovar dhe flamuri me shenjat e shëndritjes së ngjyrave ku do të ishte lehtë të identifikohej prejardhja Dardane, do të kurorëzonte identifikimin e shtetësisë së Kosovës, por ne pranojmë ato gjëra që na servohen nga Bashkësia Ndërkombëtare edhepse janë kundër vullnetit të popullit). Nuk u arrit unifikimi i mendimeve për veten tonë, që në të ardhmën të ndjejnë veten kokëlartë, por u lamë hapësirë të mjaftueshme për zgjdhjen e më të keqes dhe ne u pajtuam pa hezitim që këto të jenë simbolet identifikuese të shtetësisë së Kosovës. Ne reagojmë dhe nuk pajtohemi mes vete, por kur është në pyetje Bashkësia Ndërkombëtare, jemi të pa gojë (edhe atëherë kur veprojmë kundër vetes dhe gjeneratave që me vite përjetuan çdo gjë që është e mundur të përjetojë njeriu nën sundimin e një populli që nuk lë metodë dhe mjet pa përdorur për të vepruar). A e humbi Kosova identitetin e saj duke e shëndërruar në shtet pa asnjë gjurmë të së kaluarës? A është kjo mënyrë e qartë e Bashkësisë Ndërkombëtare për të krijuar një imazh që nuk i pëket Kosovës? Sa jemi ne fajtor që nuk i konsiliduam radhët për simbolet para se të na servoheshin simbolet e tanishme? Cila është përgjegjësia jonë për të gjithë dëshmorët e rënë (për këto simbole që i ndërruam pa një pa dy)?
Kosova festoi një vjetorin e shtetësisë, por sa ishin të përzemërta simbolet për shënimin e një dite me vlerë për Kosovën, që hisorikisht pritej të ndodhte. Shënimi i një dite ishte më tepër pa emocion, me dhembje për jetët e shumëta të humbura dhe për krijimin e një robotizmi njerëzor ku populli i Kosovës ishte i pa shpirt dhe i pa kënaqur me ato simbole që i dhanë një imazh të ri historisë së vendit tonë (apo më mirë të themi festuam me simbole pa emocion të cilat më tepër shkaktojnë neveri sesa dëshirë për to). Lidhjet organike me atë që është pjesë e dekadave nuk mund të humbet për një kohë të shpejt sikurse nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është një deformimi i historisë dhe identitetit tonë. Flamuri nuk ka asnjë reflekson të ngjarjeve, komunitetit dhe rrjedhjes që na përcolli, por vetëm përligjje e ngulfatur shpirtërore (robotizëm). Himni është një reaksion i formuluar përmes një laboratori tingujsh që nuk përngjan me kurrëfarë konteksti shqiptar e përcjellur me një radhitje tingujsh në mënyrë matamatikore. Kjo i përgjigjet më tepër asaj që nuk realizon ëndrrën tonë për një himn që do t’i përgjigjet emocioneve dhe gjendjes shpirtërore. Imazhi i ri i Kosovës i dedikohet më tepër një shteti të ri që nuk ka as traditë, as histori, as gjendje shpirtërore, apo ndoshta është një politikë e cila të bënë që pas ndërrimit të gjeneratave kur do të krijohet një rend i ri dhe një frymë e re të mos e kthejnë kokën prapa, por edhe nuk do të jetë në gjendje të ketë fotografinë e duhur të identifikimit tonë. Përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare me këto simbole e vë në provë vërtetësinë gjenetike të popullit dhe asaj që mund të quhet përfaqësim i denjë i shtetit të Kosovës.

(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)

Saturday, March 28, 2009

Kosova dhe infeksionet mediatike

Estetika dhe njeriu

Botuar më 28.03.2009

Mediat po shkelin mbi çdo gjë, mbi parimet fundamentale eduaktive me orientim të pa dëshiruar, apo janë pasqyruese të drejtpërdrejta të një mentaliteti kosovar? Ndoshta i meritojmë këto media dhe këtë seleksionim të programe kote, që nuk janë koherentë me kodin etik. Mediat po ndihmojnë në krijimin e jovlerave dhe orientimin e brezit të ri kah një mentalitet i ultë edukativ

Mr. Ilir Ramadani

Mediat në Kosovë janë pjesë e rëndësishme e funksionimit informativ, të cilat përfaqësojnë një mekanizëm shumë të fuqishëm për drejtimin dhe orientimin e duhur të të gjitha evenimenteve që na përcollën që një dekadë. Fokusi i tyre duhet të shihet me një sy tejet kritik për nga ana e cilësisë që ofrojnë përmes programeve që megjithatë po ta nxënë frymën. Krahasueshmëria e tyre mes vete (si atij publik dhe atij privat) nuk mund të thuhet se kanë ndonjë dallim që do të ishte i theksuar (e posaqërisht të atij publik i cili financohet nga vet qytetarët e Kosovës), përpos asaj se të gjitha po kontribuojnë në diçka që nuk është e pëlqyeshme dhe që mund të krahasohet me mediat e orientimit të drejt. Avantazhi i televizionit publik prej atyre privat është vetëm për nga mënyra e financimit, sepse edhe tek ky televizion ka vend për të gjitha zhanret muzikore e vetëm për atë të muzikës klasike nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme që në skenat programore të ketë minutazhin e rregullt të caktuar dhe që do t’i përgjigjej krijimit të një atmosfere artistike (që me të vërtet do t’i jepte karakter të një mediumi që është serioz dhe njeh vlera). Kur është fjala për terminet e përshtatshme kohore për transmetimin e muzikës klasike nuk aludojmë në shkurtimin e kohës së caktuar për zhanret tjera muzikore (sepse të gjitha zhanret janë futur në jovlera të thella), por që edhe ato që transmetohen në kohë e pa kohë duhet më tepër të analizohet se me të vërtet sa ia vlen të transmetohen shumë prej këngëve që zënë termine të përshtatshme për programe tjera që do të kontribuonin në orientimin kah vlerat.

Realitetin nëpër të cilin kalon Kosova është për të ardhur keq, është atribut i kulturës së varfër që po shfaqet në mediumet kosovare, ku duhet të pranohet se ato ndikojnë me një shpejtësi dhe veprimi i tyre është aq i fuqishëm sa që është i pa imagjinueshëm ndikimi i tyre në brezin e ri. Kë e përfaqësojnë mediat vendore? Cili është roli i tyre në shtetin e ri të Kosovës? Jo vetëm që ato janë pjesë fuqishme e informative të komunitetit kosovar, por edhe ndikues të drejtpërdrejt në drejtimin e vlerave kah jovlerat dhe anasjelltas, e jovlerave kah vlerat. Kështu së paku duhet të ishte, ku televizionet do të ishin atribuesit fundamental të krijimit të atmosferës për orientimin e komunitetit kah ajo që është e një niveli të lartë artistik e estetik, në mbrojtjen e asaj që është thelbi i gjendjes shpirtërore, në transmetimin e programeve me një kujdes të veçantë (të cilitdo lloji qofshin ato, si për nga termini kohor po ashtu edhe momentin e duhur), por kjo është gati thuajse e pamundur të gjesh e të kesh se me çfarë të kalosh atë kohë kur je i ulur para ekranit televiziv. Sa është i pranueshëm rrjedhja e emisioneve që kanë për qëllim bastardimin e gjuhës, traditës dhe përpjekjeve për zhanre të reja muzikore (që nuk e meritojnë as të ekzistojnë kështu çfarë janë e jo të emitohen dhe atë në termin kohor goxha të zgjatur), ndërsa për programe artistike nuk gjendet një termin i përshtatshëm (fjala për muzikën klasike që do të ishte një kontribut i çmuar në ngritjen e cilësisë programore)?

Këtu do të duhej të kishte një rishikim të drejpërdrejt të strategjisë për të kthyer në vend atë që është e pranueshme për shtresën intelektuale e jo të ketë vetëm programe të cilat të ngjallin neveri qysh në pah të parë. Cila do të ishte përgjigjja e saktë për raportet e shoqërisë për jovlerën, ku në mënyrë të pakrahasueshme dhe të fuqishme ndikojnë në krijimin e një rendi shoqëror që dalngadal bëhet i pafuqishëm ndaj presionit të vazhdueshëm të mediave, sepse janë prezente në çdo çast dhe në çdo kohë? Do të ishte e domosdoshme në përkrahjen e atyre emisioneve që japin leksion për shoqërinë dhe krijojnë një dëshmi se me të vërtet kemi se çfarë t’u ofrojmë shtresës intelektuale. Të gjitha zhanret muzikore duhet të kenë transmetimin kohor të përshtatshëm, por jo ato këngë që bastardojnë gjuhën, me tekst të pa vlerë (Uh, sa e kam … e mirë). Kjo tregon më së miri për nivelin e “këngëtarëve” (nëse quhen këngëtarë) dhe gjendjen e tyre shpirtërore që është thellësisht në kundërshtim me këngët që kanë vlerë universale (apo me atë se çfarë do të duhej të ishte një këngë). Këtu duhet të kishte një strategji efektive për mostransmetimin e asnjë kënge që nuk përmban një tekst që do të ishte në vete leksion për orientimin e shoqërisë kah vlerat me elementet fundamentale të artit. Vlerat e artit përcaktohen nga ana shpirtërore me bazë të menduarit intelektual dhe arrihet përmes një përkushtimi profesional në ngritjen e cilësive muzikore përmes mjeshtrisë.

Mediat po luajnë rolin e nënshtrimit ndaj çdo gjëje që është kundër vlerave të popullit tonë (apo ndoshta ato janë pjesë e mentalitetit kosovar edhepse është shumë e dhimbshme të pohohet një gjë e tillë, reflektojnë në atë mënyrë të orientimit kah ajo që më së paku kemi nevojë), duke u bërë peng i një atmosfere jokoherente me zhvillimet e artit. Ne jemi disident dhe puritan në atë se çfarë është e transmetueshme për të gjitha masat e gjëra popllore dhe jo vetëm që nuk po arrijmë të kemi një funksionim të duhur të rrjedhave të artit, por edhe po kontribuojmë fuqishëm në suportimin e tyre edhe atëherë kur është fjala për tronditje shpirtërore. Kontributi ynë do të ishte në parandalimin e emitimit të këtyre këngëve dhe zhanreve që janë të pavlera (jo në cenzurimin e tyre, por në klasifikimin e drejtë të tyre sipas kritereve estetike në përshtatshmërinë kohore të transmetimit), sepse po bëjmë çmos për të futur thellë në shpirtin e brezit të ri jokulturë, jovlerë, që do të na hakmirret. Koha është e artë për të riparuar mangësitë intelektuale që kemi…

(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)

Friday, February 6, 2009

Sistemi Arsimor po dështon

Estetika dhe njeriu

Publikuar më 06.02.2009

Në Kosovë mungon strategjia e duhur për tejkalimin e gjendjes së rëndë në arsim, meqërast mungojnë ekspertë të cilët do të merreshin me hartimin e një plani që do ta nxirrte arsimin nga kjo gjendje e mjerueshme. E drejta e çdo individi është të arsimohet (arsimim për të gjithë), por jo që përmes kësaj të drejte të krijojmë “Analfabetizëm të Licencuar” (për të gjithë)

Mr. Ilir Ramadani

Edhepse u bë një dekadë pas vitit 1999, gjendje në arsim vetëm sa vjen e keqësohet. Parametrat e deshifrimeve të ndryshme programore po ndalin zhvillimin e duhur dhe të kënaqshëm në të gjitha nivelet arsimore. Kjo është pasojë e një varg moskoordinimesh për zhvillim cilësor dhe adekuat të brezave që nuk po mund të dalin nga amullia e sotme. Njëra ndër shtyllat primare për mosfunksionimin e sistemit arsimor është hartimi – përpilimi i planprogrameve të cilat do të ishin të përshtatshme me aftësitë dhe mundësitë e të nxënit të brezit të ri. Ky moskoordinim në mes të mekanizmave paraprak po shkakton një mori ngecjesh dhe shembujsh të keq menagjimit dhe keq interpretimit të raporteve midis njerëzve të cilët japin deklarata të kundërta me gjendjen faktike në terren. Arsimi fillor është niveli i cili po bartë me vete ngulfatje sa i përket e mundësive për fitimin adekuat të njohurive dhe diturive që do të luajnë rol të rëndësishëm në shkollimin e më tutjeshëm. Planprogramet janë të stërngarkuara dhe jo efektive për qasjen e duhur (tekstet e tyre janë shumë të ngjeshura, përtej mundësive psiko-fizike të brezit të ri, saqë ngjallin neveri vetëm pesha e tyre në çantat e një 6-7 vjeqari).

Arsimi fillor duhet medoemos të reformohet, duhet të ulën ekspertë (që merren me hartimin e teksteve shkollore), të cilët do të ishin pjesë e procesit mësimor fillor që në mënyrë adekuate të lehtësojnë të nxënit e jo të krijojnë huti tek nxënësit dhe tek vet stafi arsimor (e jo hartuesit e teksteve shkollore të mos kenë interes që të shohin për së afërmi mundësitë e të nxënit të nxënësve, meqë të nxënurit e nxënësve nuk përkon me atë se çfarë ofrojnë këto tekste, sepse hartuesit e teksteve nuk janë pjesë e arsimit fillor, ku meqërast do të ishin drejtpërdrejt në impakt me tekst shkollore dhe mundësitë e të nxënurit të nxënësve). Derisa ne marrim shembuj (modele) të ndryshëm prej vendeve që kanë arsim cilësor, zbatueshmëria e këtyre modeleve në Kosovë po bie preh e ngushtimit të mundësive për përfitimin e diturive në mënyrë sa më të lehtë (çdo përpjekje për reformimin e arsimit do të thotë lehtësim në nxënie, atraktivitet gjatë procesit mësimor me nxënësin në qendër, që do të rezultojnë me cilësi dhe  rezultate pozitive).

Shembulli më i mirë do të ishte testi i maturës ku nxënësit të cilët nuk arrijnë të nxënë gjatë procesit mësimor fillor (kalojnë dhe e përfundojnë shkollën fillore, sepse arsimi fillor është i obligueshëm ku duhet patjetër të përfundohet edhe nëse ata nxënës nuk kanë nxënë atë që është e paraparë për atë vit shkollor), futen në shkollë të mesme (ku edhe aty kalojnë klasët, sepse ekzistojnë rregullore nga drejtoritë e arsimit që nuk duhet të përsërisin klasën askush edhe nëse nuk janë të përgatitur për të kaluar në një klasë tjetër) dhe atëherë i vie radha testit të maturës. Pikërisht ky është momenti kur kthehen sytë kah realiteti nëpër të cilin kalon sistemi arsimor në vend duke shtruar pyetje dhe duke dhënë përgjigje nga më të ndryshmet. Përderisa kemi një mori rregulloresh që janë në kundërshtim me rregullat pedagogjike, në vendet e zhvilluara gjithashtu sistemi arsimor ka rregullore (përpos ligjit për arsim), por ato janë kryesisht në ngritjen e cilësisë dhe vlerës që ka arsimimi për brezin e ri, ndërsa rregulloret tek ne bëhen pa pyetur për mundësinë e të nxënit, cilësinë (që është kusht fundamental për të arritur rezultate që me të vërtetë pasqyrojnë zhvillim cilësorë në arsmin kosovar) dhe efektin e saj në tregun e punës, por refleksioni i shkollimit fillor dhe të mesëm pasqyrohet në testin e maturës dhe atëherë lind pyetja cili qenka niveli i shkollimit në Kosovë? Përgjigjja do të jetë shumë e shkurtë, po dështon sistemi arsimor në Kosovë.

Momenti tjetër me interes për arsimin në vend është qasja jo e drejt ndaj arsimit universitar, ku mungojnë një numër i konsiderueshëm i kuadrove (edhe atëherë kur ekzistojnë këto kuadro injorohen nga individ të caktuar që kanë zënë vend pa ndonjë meritë të veçantë), dhe kur mungojnë kuadrot, plotësohen me individ që nuk kanë shkollim adekuat. Aty zhvillohet një padrejtësi ndaj studentëve, sepse leksionet i mbajnë një numër i stafit që është i pakualifikuar (një numër i profesorëve janë pa titull përkatës që do t’i përgjigjej arsimit universitar). Gjithashtu kjo ndikon drejtpërdrejt në ngushtimin e mundësive që studentët të kenë trajtim adekuat gjatë leksioneve (sepse një profesor që nuk ka thirrje akademike nuk është në gjendje të përcjell informacionin e duhur që i përgjigjet nivelit të studimeve universitare dhe atyre pasuniversitare). Mënyrë e përshtatshme për ngritjen e cilësisë në arsimin universitar (sepse nga aty dalin persona të kualifikuar dhe këta të fundit bëhen pjesë e arsimit fillor e atij të mesëm) dhe reflektojnë drejtpërdrejt në arsimin parauniversitar, është që gjatë studimeve të tyre në arsimin universitar të kenë profesor të kualifikuar dhe adekuat për lëmit ku ata studiojnë.

Edhepse zotimi dhe përkushtimi i Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit është mjaftë serioz (jo vetëm sa i përket infrastrukturës), por edhe gjetjes së mundësive për ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, prap se prap duhet një gadishmëri që të preket realiteti dhe të shihen mundësitë e tejkalimit të kësaj situate, ku arsimi duhet të jetë prioritet i prioriteteve. Nëse nuk do të merren seriozisht ekspert të mirëfillt në ndërtimin e një strategjie efektive në secilin prej niveleve arsimore, atëherë ne jemi ata që me vetëdije të plotë po insistojmë në nxjerrjen e sa më shumë gjeneratave të cilët janë “Analfabet të Liçencuar”. Shpresojmë që reformimi i sistemit arsimor të sjell sa më shpejt rezultate pozitive përmes ngritjes së cilësisë, ku do t’i plotësonim nevojat e tregut vendor.

(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)

Sunday, January 4, 2009

Ora e ndalur – Shkrirja e akujve

Estetika dhe njeriu

Botuar më 04 janar 2009

Shpresa e vetme është që të hartohet një plan zhvillimor mbrenda një afati të shkurtër kohor për të gjithë institucionet përgjegjëse në ofrimin e vendeve për ata persona që janë me të vërtetë të denjë për të luajtur rol të rëndësishëm në vërjen e bazave të shëndosha në themelin e një shoqërie demokratike. Demokracia nuk nënkupton vetëm anën terminologjike të përdorimit të saj, por implementimin dhe realizimin përmes zbatueshmërisë praktike

Mr. Ilir Ramadani

Vizoni i trubullt (miop) për një zhvillim të duhur, për një rishqyrtim të prioriteteve (që kanë për qëllim vendosjen e pakontestueshme të rendit shtëpiak), e përcjellur me një mori turbulencash dhe vende – vende me përplot vakum (e me plotë energji të zezë nga ana e atyre që u është ndalur ora), është pasqyrë e pastër e zhdrejtësisë që po ndodh si në shkencë – art – politikë. Kosovës i duhet që të ketë zhvillim, avancim, dije, arsimim, andaj medoemos duhet t’u jepen hapësirat e mjaftueshme individëve të cilët janë profesionist për lëmitë e caktuara e jo të ozupohen nga ata individ (me energji të zezë) që janë të papërgjegjshëm ndaj shoqërisë, kodit etik dhe të ardhmës edukative. Pse njerëzit në Kosovë janë penguesit permanent në mos krijimin e atmosferës për punë serioze dhe ecjes tutje përmes gjeneratave të reja, kur është e qartë se vetëm konkurenca e mirfilltë sjell përparim dhe zhvillim në arsim? Apo ndoshta kanë frikë nga vet krijimi i konkurencës, sepse do të dalin në pah vlerat e individëve të cilët sot momentalisht janë lënë out institucioneve? Nëse disa prej jush janë ekspertë për lëmitë e caktuara, pse duhet të jemi ne ata të cilët kemi forcë që mos t’i japim hapësirën e merituar atyre (të cilët do të mund të ipnin kontruibutin e tyre shumë herë më mirë se ne), por bëjmë çmos që t’i injorojm. Ndoshta disave prej nesh (persona me influencë) na është ndal ora? A thua nuk do të funksiononte sistemi arsimor pa elitën e famshme të cinikëve e injorantëve, atyre që nuk e lënë me një anë interesin personal (apo edhe frikën), por edhe më keq duke mos u dhënë rast dhe vendin e merituar gjeneratave të reja, që dita ditës po dëshmohen me punën e tyre brenda dhe jashtë Kosovës. Edhepse ka shumë nga ata që nuk janë të lëmisë adekuate (e më e dhimbshmja është se ekzistojnë këto kuadro që me të vërtetë po e dëshmojnë veten e tyre për nga përgatitja profesionale), prapseprap orëndalurit janë ata që kanë vot të fuqishme edhe pse goxha të shtyer në moshë po i tregojnë dhembët. Vite me radhë flitet e përflitet për një fenomen i cili ka mbetur vetëm në formularët e protokoluar dhe në demagogjinë retorike të shumicës së individëve me autoritet të fuqishëm në Kosovë. Andaj një demagogji e tillë nuk të qonë drejt një avancimi në të gjitha segmentet e objektivave për të arritur qëllimet tona (apo është ajo që nuk do t’u kishte hije, qëllimi i tyre është refleksioni i sotëm)!!! Lulëzimi i një energjie të re për të vënë në vendin e vet si për nga përmasa poashtu edhe për nga obligimi ndaj shoqërisë kosovare, duket se është me një dinamikë të shtuar për të bërë gjëra të mira dhe në vend të duhur. Shpresa e vetme është që të hartohet një plan zhvillimor mbrenda një afati të shkurtër kohor për të gjithë institucionet përgjegjëse në ofrimin e vendeve për ata persona që janë me të vërtetë të denjë për të luajtur rol të rëndësishëm në vërjen e bazave të shëndosha në themelin e një shoqërie demokratike. Demokracia nuk nënkupton vetëm anën terminologjike të përdorimit të saj, por implementimin dhe realizimin përmes zbatueshmërisë praktike. Ne jemi demokratik aq sa askush nuk mund të na tërheq vërejtjen se nuk po propagandoni një gjë të tillë, por në realitet sa po zbatohet në shoqërinë tonë ajo mbetet për të diskutuar sepse akujtë janë të ngrirë. Megjithatë, a do të ishte më mirë të ndodhte shkrirja e akujve në Kosovë? Krahas nxenjës globale që po ndodh në botë dhe efekteve negative të saj, a do të ishte me interes dhe momenti i përshtatshëm që personat e fuqishëm në Kosovë të jenë pjesë e nxemjes globale dhe të fillojnë shkrirjen e akujve? Efekti i shkrirjes së akujve në Kosovë do të rezultonte me një rreze të re edukative, që duhet të jetë pjesë e përgjegjësive, sepse është koha e duhur për një ndriqim të kthjelltë, edhpse është e dhimbshme për ata që e kanë të pamurit e vështirësuar. Cili është hapi i shoqërisë civile në heqjen e këtyre barriera kulturore? Kulturë në vendet e zhvilluara është që në momentin e caktuar individi të jetë pjesë e reformimit dhe avancimit të shoqërisë, e jo të bëhet objekt e subjekt i ndërhyrjeve të vazhdueshme, të keq interpretimit të pozitës që i është besuar po nga ajo shoqëri. Duhet të mendohet edhe për brezin e ri të cilët janë të revoltuar me atë pjesë të shoqërisë që nuk janë në gjendje të ofrojnë më shumë se sa janë kërkesat e kohës, jo pse nuk janë në gjendje fizike, por u mungon guximi dhe transparenca për të dal hapur me konkludime se për këtë lëmi kemi kuadro të reja (ekspert që nuk kanë ekzistuar deri më tani në Kosovë) që janë në fillimet e karrierës së tyre dhe medoemos duhet avancuar e kurrsesi tu ndalim hovin, sepse herdokurdo e vërteta është e vetmja rrugë që të qon drej përparimit dhe stabilizimit edukativ. Injorimi ndaj brezit të ri do të thotë që nuk jemi në gjendje të ecim në hap me zhvillimet e gjithmbarshme botërore. Prapseprap vijmë deri tek konkludimi se ne jemi ata që po e vështirësojmë të pamurit, të ecurit dhe zhvillimin e shoqërisë, për mos gadishmërinë që të pranojmë dikë tjetër që të merret me lëminë e tij përkatëse (por ne edhepse nuk jemi të lëmisë adekuate, u zëmë vendin atyre), duke u bërë të papërgjegjshëm, prandaj është momenti i fundit që të dalim nga një situatë e padëshirueshme për kombin dhe të ardhmën tonë, duke “sakrifikuar veten tonë” për të mirën e arsimit dhe zhvillimit kulturor. Shpresojmë se shkrirja e akujve do të ndodh me apo pa dëshirën e cilitëdo prej nesh dhe riparimi i orëve është kusht fundamental për ecjen më tutje, dhe për stabilizim edukativ e kulturor, sepse e nesërmja po afrohet.

(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)