Monday, September 29, 2008

Zhvillimet muzikore pas vitit 1999

Estetika dhe njeriu

Botuar më 29.IX.2008

Interesi personal ishte parimi kryesor dhe u vu në rend të parë, duke mos pasur asnjë kriter (apo me një nivel shumë të ultë human) se si dhe në cilin drejtim do të kontribuojnë këta individ për të reflektuar në një komunitet që ka kulturë shekullore. Madje, madje edhe televizionet dhe radiot shpërthyen me fjalë miradie për programet e tyre pa pasur arsye dhe dobi shoqërore.

Mr. Ilir Ramadani

Kosova pas vitit 1999 u përball me një mori evinimentesh negative, si nga sfera politike, sociale, me krizë ekonomike dhe me një mish - mash kulturor. Në këtë drejtim pati edhe ngjarje muzikore që erdhën së bashku me lirinë e vendit dhe mënyrën e re të të menduarit për njeriun artdashës, ku shpërthyen një mori ngjarjesh kulturore vend e pa vend (pa pasur përgjegjësi askush se çfarë niveli janë këto ngjarje), qoshe më qoshe, madje edhe në instancat më të larta artistike. Interesi personal ishte parimi kryesor dhe u vu në rend të parë, duke mos pasur asnjë kriter (apo me një nivel shumë të ultë edukativ dhe human) se si dhe në cilin drejtim do t’i kontribuojmë kësaj sfere të këtij komuniteti që ka kulturë shekullore. Keqinterpretimet në radhë të parë ishin sinjali më i qartë për zhvillim të hovshëm “artistik”. sepse rol të rëndësishëm në art luan intepreti dhe të menduarit interpretues. Pati shpërthime materialistësh të fuqishëm duke i dhënë përparësi materializmit e jo anës shpirtërore intelektuale, për ta sjell kulturën para aktit të kryer, edhepse nuk kishin ndonjë informacion se si do të duhej të zhvillohej kultura në vend, ata dhanë një shembull të njeriut depërtues (duke përdorur brrylat) dhe atë ia mundësoi shoqëria e lodhur nga vuajtjet dhe shtypja disa vjeçare. Përderisa kultura në vendet e zhvilluara ecën me hapa të sigurtë duke paraqitur vepra të një niveli shumë të lartë artistik, tek ne mbretëroi një dozë e mashtrimit dhe e manipulimit me vet shoqërinë kosovare. Humbi harmonia tradicionale dhe zhvillimi në masë, që do të ishin koherente me veprat e një niveli të lartë artistik, me një bërthamë të shëndosh estetike. Në fillim nisin t’iu shmangen rregullave të traditës dhe filloi koha e eksperimentimeve duke përdorur elemente nga më të ndryshmet (që nga vendet fqinje e deri në Amerikën e largët), por vetëm elemente shqipe jo (sepse meloditë tona janë primitive). Nga vuajtja e gjatë shpirtërore për modernizim (për të cilën duhet pas një reformë të mirëfilltë humane) u shfaq i ashtuquajturi modernizmi social e kulturor. Filluan të bëhen e ç’të bëhen, që nga festivalet vend e pa vend, kohë e pa kohë, koncert qesharake dhe mburrja se me të vërtetë po kontribuojmë dhe me këtë rast “U AVANCUA KULTURA”. Edhe përfitimet personale nuk u lanë pa u llogaritur e stërllogaritur prej individëve të etur e të uritur për pozitë e karrierë duke kultivuar injorancë, përmes “zbulimit të talentëve”, e cila solli zhgënjimin e shtresës intelektuale. Madje, madje zhgënjimi më i madh erdhi nga mjetet e informimi - televizionet dhe radiot, në aspektin estetik ishin totalisht të dështuara, si për nga përmbajtja e programeve muzikore, poashtu edhe për nga vlerësimi i muzikës së sotme, por megjithatë dhanë kontribut të madh në përkrahjen dhe avancimin e të shëmtuarës në art. Deri më sot nuk ka ekzistuar një kriterë me të cili do të seleksionoheshin interpretuesit - këngët apo zhanëret e muzikës që do të kishin vlerë për tu transmetuar, por kushdo dhe sido mund të jetë pjesë e këtyre programeve (duke i ngritur dhe afirmuar këta individ që janë zbavitës të vetvetes), dhe a mendohet ndonjëherë se pse televizioni është faktorë kyq në drejtimin kulturor që do të ketë shoqëria (kur dihet qartë se roli i televizionit është shumë i madh deri në atë masë sa të keq orientojë brezin e ri)? Mjetet e informimit masiv luajnë rol të fuqishëm në edukimin estetik të shoqërisë dhe me atë se çfarë po shohim, po orientojnë dhe edukojnë brezin e ri kah e kundërta e dëshiruar. Jo se nuk ka programe kulturore, por pikërisht atëherë duhet të shtrohen disa pyetje: a me të vërtetë janë aq të pa përgatitur profesionalisht këta njerëz që nuk njohin më shumë se veten e tyre? A thua nuk dinë t’i dallojnë vlerat prej jovlerave, apo materializmi i ka rrënjët thellë në shpirtin e tyre? Këtu së pari nuk është e nevojshme të jepet ndonjë shpjegim, sepse kemi të bëjmë me njerëz që e njohin fare pak kulturën dhe zhvillimin e drejtë të saj. Ofrimi i programe edukative dhe kualitative për këto vite është temë që duhet të kujdesen vendet fqinje për ne, sepse ne nuk kemi nevojë për një gjë të tillë, (pasi që sfera intelektuale është e pa përfshirë në proceset kulturore, por vetëm materializmi prek skajet e çdo gjëje). Është shqetësuese të thuhet se edhe nëntë vite pas kthimit në vendet e punës ende nuk dimë t’i dallojmë të bukurën dhe të shëmtuarën në art. Delitantizmi institucional e ka bërë të vetën dhe nuk kemi pse të brengosemi, sepse jemi në duar të sigurta dhe kështu do të ecim drejt një hapësire të pakufishme kohore, me të vetmin qëllim të kontribuojmë në zhdukjen e kulturës e jo në avancimin e saj! Për të krijuar art, duhet azhurim i mirëfilltë, e me atë se çfarë shpaloset në ditët e pas viteve 1999, vetëm art nuk mund të quhet pasiqë nuk e posedon asnjë element të tij. Perendimi nuk është gjithçka dhe kultura duhet të jetë shpirti i një komuniteti, edhepse shumë prej jush mund të mendoni se cila është mangësia e tyre? Mangësia është tek ata që mendonjë se vetëm rrymat perendimore janë rrugë që çon drejt një kulture të vërtetë, dhe këtë përshtypje e kanë dilitantët dhe ata njerëz që janë të pa aftë të dallojnë dritën nga errësira dhe fytyrën e bukur nga fytyra e shëmtuar. Kultura nuk avancon me këta individ që vetëm marrin e nuk japin asgjë për shoqërinë dhe vendin e tyre. Por, ky kaos nuk ekziston vetëm në kulturë, sepse në përgjithësi Kosova po e ndjen këtë edhe në sferat tjera, si atë politike, ekonomike, sociale, humane dhe për çdo gjë është e gatshme të jetë viktimë e njerëzve të saj, që japin deklarata kote dhe të pa qena. Edhe njëra ndër shtyllat e shtetit të Kosovës – Arsimi, është para një kaosi të vërtetë të krijuar nga vet udhëheqësit e saj. Por, megjithatë arti - kultura është ambasadori më i denjë i një shteti dhe ne e kemi këtë ambasador shumë të fuqishëm!!!

(Autori është magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)

Tuesday, September 9, 2008

Këndimi polifonik shqiptar

Estetika dhe njeriu

Botuar më 09.IX.2008

Këndimi polifonik paraqet thelbin e shprehjes shpirtërore, e ngritur në bazë të vullnetit dhe dëshirës për të pasur jetë të begatshme spirtuale, pa marrë parasysh se interpretuesit e saj nuk kanë përgatitje profesionale, ata shëndritin në stilin e të kënduarit shumëzërësh - polifonik.

Mr. Ilir Ramadani

Këndimi polifonik është princip shumë i vjetër muzikor i shtrirë në zona të ndryshme të veprimit nëpër krahina dhe vise shqiptare, ku karakteristikë e këtyre krahinave është të kënduarit shumëzërësh, që e bënë të dallueshëm për nga mënyra e të kënduarit përball kulturave të vendeve tjera. Nëpër kohë muzika ishte pjesë përbërëse e jetës së njeriut, e paraqitur në të gjitha segmentet e veprimtarisë së tij - qenies biologjike të formuar në sferën spirtuale – intelektuale. Në kontunuitet larmia muzikore është e pandashme nga veprimtaria e tij – pjesë e botës emocionale - shpirtërore, e mbështetur në cilësinë madhështore të njeriut (në aftësinë për të menduar dhe materializuar mendimet - Aristoteli). Ndër principet muzikore kryesore të jugut të Shqipërisë është edhe këndimi shumëzërësh - polifonik, pjesë e folklorit muzikor shqiptar që është e përhapur kryesisht në viset e jugut të Shqipërisë (në Vlorë, Dukat, Kaninë etj). Kjo formë e këndimit është pjesë e pandashme e këngëtarëve amator, të cilët e kultivuan brez pas brezi nëpër epoka dhe hapësirë kohore. Këndimi polifonik është traditë - pjesë e çdo cermonie të komunitetit që jeton atje, por edhe e çdo ahengu, çdo ngjarje ku këta këndojnë me plotë pasion, me një emocion që shpërthen atëherë kur edhe paraqiten në skenë. Polifonia paraqet thelbin e shprehjes së tyre shpirtërore, e ngritur në bazë të vullnetit dhe dëshirës për të pasur jetë të begatshme spirtuale. Këndimi polifoni në esencë paraqet dëshirë dhe mundësi për t’i shprehur ndjenjat e tyre interpretuesit, ku këto këngë janë me karaktere të ndryshme dhe secili prej grupeve polifonike (varësisht nga numëri i anëtarëve që përbën grupi) këngët interpretohen në mënyra të ndryshme. Këngëtarët funksionojnë në formë të grupeve të pavarura prej njëri-tjetërit dhe në interpretimin e këngëve polifonike ata japin maksimumin e mundshëm të tyre (shpërthimin emocional), ku duhet pasur parasysh se ato grupe me plotë energji janë fare pa përgatitje shkollore profesionale, funksionojnë të sinkretizuara dhe origjinale që nuk mund t’i hasësh në polifonitë e vendeve tjera. Polifonia paraqet kulturë, pjesë e identitetit kombëtar - shqiptar dhe njëkohësisht identifikim i origjinalitetitit të kulturës shqiptare në Evropën e kulturave të larmishme. Parametrat e kësaj dicipline shtrihen në mes të katër zërave amator të cilët janë njëkohësisht edhe këndojnë vija të pavarura melodike (pa njërin nga këto zëra do të ishte shumë e zbrazët dhe e mangët si tërësi), por funksionojnë në mënyrë të përkryer, ku koordinimi i tyre bëhet me aq lehtësi sa që do ta kishin të vështirë ta bënin edhe shumë individ që e mbajnë veten për profesionist. Polifonia e Shqipërisë së Jugut është mënyrë origjinale e të kënduarit brez pas brezi nëpër kohë, ku dallon nga këndimet e polifonive të vendeve tjera (p.sh. në Kazakistan polifonia shtrihet deri në parametrat e 6 zërëshit, ndërsa ajo e Shqipërisë së jugut deri në 4 zërësh, e cila për nga tingëllima është shumë më e plotë dhe më e fuqishme se ajo e Kazakistanit, ku dallon për nga mënyra e të kënduarit dhe shprehet përmes disonancave që është një principë i polifonisë së Kazakistanit), sepse përdor glisandot dhe artikulimin e pastër të tingujve gjë që i jep një trajtim të vërtetë këngëve polifonike. Katër zërëshi polifonik i jugut udhëhiqet nga zëri i cili është prijës dhe njëkohësisht thurësi i vargjeve dhe melodive falë mendjemprehtësisë - talentit mënyrës instiktive për të realizuar principin polifonik, pa ndonjë vështirësi në interpretimin e tekstit së bashku me melodinë. Këngët përshkruajnë karaktere të ndryshme, si ato të rutinës ditore po ashtu edhe të kurbetit, të dasmave të festive etj, ku të lëkindin nga vendi për nga fuqia shprehëse si dhe aranzhimin e tyre në katër zërësh. Këngëtarët japim maximumin në organizimet e grupeve të tyre, duke u munduar që të radhiten në gupet që transmetojnë vlera vokale polifonike me arsyen e vetme – që vetëm të kultivojnë dhe bartin traditën shekullore të të parëve. Dy prej zërave tjerë janë bartësit e iso-s me përmasa të tilla që në çdo strofë mund të ngjiten në tonalitet tjera pa ndonjë vështirësi dhe pa pasur preokupimin se po zhvillojnë melodi nëpër pjesë të ndryshme intervalore. Zëri i dytë fillon para se ta mbaroj frazën melodia e parë, apo i bashkangjitet në rrokjet e fundit në iso. Zëri tjetër (i tretë) lëviz nëpër intervale të afërta duke i dhënë një sinjal të shprehjes artistike të vërtetë, kurse i katërti është zë kthyes, i cili luan rolin e kthimit të tij në ison e përbashkët. Ky zhvillim i zërave ndodh jo rastësisht, por paraqet bazën fundamentale të këndimit polifionik të asaj krahine në jug të Shqipërisë. Njëri ndër preokupimet e sotme është futja e polifonisë së jugut të Shqipërisë nën mbrojtjen e UNESKOS, ku duhej të bëhej çdo gjë në mënyrë institucionale që në mënyrë imediate të ndodhte një gjë e tillë. Kjo njëherit do të ishte një shpërblim i dhënë kulturës shqiptare dhe një dëshmi e vërtetuar dhe e arsyetuar se me të vërtetë posedojmë një traditë të begatshme kulturore dhe një trashegimi të çmuar (që e kemi bartur shekuj me radhë dhe se me të vërtetë jemi ndër popujt më të lashtë të Evropës).

(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)

Wednesday, September 3, 2008

Muzika dhe artet tjera

Estetika dhe njeriu

Botuar më 23.IX.2008

Qysh prej kohës së gurit e deri në ditët e sotme, arti në përgjithësi e muzika në veçanti është mjeti kryesor me të cilën njeriu demostron forcën e tij ndryshuese përmes kreativitetit shpirtëror. Lidhshmëria midis arteve ekziston dhe kjo nuk duhet të vihet në pikëpyetje, por edhe dallimi midis tyre është evident.

Mr. Ilir Ramadani

Arti në përgjithësi e muzika në veçanti, është një mënyrë e veçantë e të trajtuarit dhe të shprehurit të realiteteve të jetës nëpër kohë, ndërsa e veçanta e gjuhës së artit (modelimit të saj përmes anës shpirtërore), është shprehja e këtyre realiteteve në mënyrë indirekte dhe tërheqëse. Që të jemi më afër asaj se llojet e artit janë kontribut dhe produkt i njeriut dhe modelimit të mendimeve të tija intelektuale të mbështetura në anën shpirtërore, do të ishte ajo që ne pretendojmë të zbarkojmë në hapësirën e madhe universale të artit. Vet njeriu është qenie që i përshtatet ambientit ku jeton dhe vepron. Ai bënë përpjekje të vazhdueshme të jetë pjesë e shoqërisë dhe veten e tij ta reflektoi tek vet shoqëria përmes veprimeve intelektuale që është kontribut drejt plotësimit të kushteve të jetesës me plotë begati dhe harmoni. Qysh prej kohës së gurit e deri në ditët e sotme, arti në përgjithësi e muzika në veçanti është mjeti kryesor me të cilën njeriu demostron forcën e tij ndryshuese - krijuese përmes kreativitetit shpirtëror. Forca e tij shpirtërore është e koordinuar me mendimet intelektuale për të barazpeshuar rutinën e përditshmërisë dhe nevojave që ka njeriu - pjesë biologjike e botës së madhe universale. Jo vetëm gadishmëria e tij për të analizuar dhe vrojtuar ngjarjet e kohës, por edhe koha vet i mundësoi atij që përmes artit – muzikës, njeriu t’i përmbush boshëllëqet e krijuara nga vet sfidat që janë pesë e pandashme e veprimeve të tija. Secili prej arteve në mënyrë të veçantë dhe të specifikuar shtjellon dhe jep mundësi që njeriu t’i shpreh mendimet e veta dhe të jetë i gatshëm të bëjë veten pjesë të këtyre mendimeve, por edhe që përmes veçantisë që e posedon secili prej arteve, të mund të jap sinjalin e qartë të shtresës intelektuale. Siq thekson Fatmir Hysi: Njeriu tek arti gjenë veç tjerash, një formë terapie dhe të ndryshojë, në kuptim humanitar, një radhë dukurish të karakterit moral, e psikik që janë të pandryshueshme, ose ndryshojnë shumë pak në kushtet e marrëdhënieve të tij të përditshme. Me evoluimin historik, arti ndryshoi përmes praktikave të tij konkrete. Arti si përbërës ose reflektues i gjendjes shpirtërore të njeriut, pa dyshim që i përket kohës së caktuar dhe njëkohësishtë edhe epokës në të cilën lind dhe zhvillohet në masë dhe në suaza të fillimit të një rryme të re, e cila do t’i kontrastoj megjithatë përvojës dhe traditave të deri atëherëshme të njerëzve – pranuesëve të artit. Muzika hyn në familjen e madhe të artit, prandaj si e tillë, muzika është shumë më e vaçantë se sa të gjitha artet e tjera (nuk mund që ta kodifikosh muzikën me cilësitë e arteve të tjera). Pse? Po vetë tingulli njëherë, si materiali fillestar gjenetik i muzikës është krejt i ndryshëm nga fjala, nga ngjyra, lëvizja, lëvizja, prandaj kur ne vendosim kriterin e krahasimit ndodhemi përpara dy elementeve themelore: përpara ngjajshmërisë dhe veçantisë. Ngjajshmëria i bënë gjërat që të jenë në një emërues të përbashkët, ndërsa veçanëtia i bënë gjërat të kenë identitetin, pavarësinë e tyre dhe origjinalitetin. Arti muzikor është njëri ndër artet më të shquara meqë gjuha shprehëse muzikore (tingulli) përmban në vete intensitetin, madhështinë e tingullit - përmes lartësisë, dhe fuqinë e depërtimit në gjendjen emocionale të njeriut. Përderisa arti figurativ qysh në kohën primitive ishte mundësi e përshkrimit të evenimenteve të ndryshme pikërisht përmes vizatimeve, ngjyrave dhe pikturave, duke zhvilluar mendimet njerëzore për të pasur një pasqyrë më të kjartë për njeriun dhe veprimtaritë e tij në kohëra të ndryshme (nëpër epoka), arti i arkitekturës bartë në vete pjesën e qëndresës në kohë dhe ky është edhe qëllimi final i këtij arti. Arkitektura atë e bënë përmes monumenteve të madhërishme (që janë të qëndrueshme shekuj me radhë), ku njeriu ndjenë madhështinë e saj dhe këto monumente shekullore njëkohësisht të fusin frikën. Vet muzika (tingulli) përmes veçantisë dhe specificitetit si material dhe burim i prodhimit të një situate artistike tejkalon të gjitha mundësitë e të shprehurit të arteve tjera përmes origjinalitetit dhe madhështisë së vet materilait përpunues që është në gjendje të lëvizë edhe gurin nga vendi i vet. Lidhshmëria midis arteve ekziston dhe kjo nuk duhet të vihet në pikëpyetje (meqë në radhë të parë janë forma të veçata me të cilat njeriu shpreh të gjithë botën shpirtërore - kreativitetin dhe mundësitë e tija të të shprehurit), por dallimi midis tyre reflekton në rrugën e depëtimit dhe shtigjeve për të arritur deri tek efekti që bartë secili prej arteve. P.sh. Teatri i mundësoi njeriut që të shfrytëzoi tërë potencialin e tij për të arritur drejt një përzgjedhje të qëlluar tematike për të vënë në pah përmes skenës mangësitë dhe zhvlerësimin e pjesës së popullatës që bartë pjesën më të madhe të përgjegjësive ndaj shoqërisë - udhëheqësit e saj dhe atë e bënë përmes fjalës, aktrimit, lëvizjeve në skenë, pantomimës, etj, ndërsa në artin muzikor ky fenomen shpjegohet shumë qartë përmes mjeshtrisë së artistit dhe imagjinatës së thellë të tij, sepse është depërtues dhe tek shoqëria bëhet pjesë e pandashme që në hap të parë duke vënë në impakt sferën shpirtërore me atë ekstreme materiale. Arti i letërsisë është ai i cili muzika ka një lidhje më të afërt qysh prej krijimit të neriut dhe evoluimit të tij nëpër kohë. Kjo afërsi dhe është e pranishme për shkak të nevojës së krijimit të një situate emocionale që i vetëm arti i letërsisë e ka shumë të vështirë ta arrijë. Muzika dhe efekti madhështor i tingulllit (materialit me të cilin shprehet ky art) kapërcen kufijtë e çdo arti tjetër, përmes depërtimit më të lehtë dhe të shpejt tek individi – pjesë e çdo komuniteti dhe ngjalljes së botës emocionale gjatë përjetimit të saj (sepse piktura duhet të analizohet që tue kuptohet, ndërsa kënga - që hap rrugët nëpër enët e gjakut pa pasur nevojë për një studim të thelluar).

(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)