E bukura si kategori estetike të prek në emocion dhe krijon ndieshmëri, sensibilitet, e ndodhur në çdo cep të sferës materiale dhe asaj jomateriale, në botën universale të artit. Me të bukurën në art kuptojmë një vendosje të pakontestueshme të harmonisë, të pjesëve përbërëse të saj dhe të masës
Mr. Ilir Ramadani
Arti muzikor historikisht është ndër predispozitat primare të arritjeve intelektuale të njeriut – pjesë e rëndësishme e ndryshimeve dhe orientimit spirtual - estetik. Gjendja e përgjithshme artistike evoluoi ndër shekuj duke u bërë pjesë e rëndësishme e artit nëpër kohor. Muzika është art kompleks (gjuha muzikore është abstrakte për tu konkretizuar) e përbërë prej komponenteve dhe pjesë përbërëse e kategorive estetike. Muzika paraqet modelimin intelektual me bazë të shprehurit spirtual - produkt i imagjinatës dhe mjeshtërisë. Bota e artit është e kategorizuar përmes dukurive dhe fenomeneve përcjellëse. Prof.Dr.Fatimir Hysi thekson: Kategoritë estetike janë bashkësi dukurish të ngjajshme, të cilat u përkasin sferave materiale, por edhe atyre jomateriale e që krijojnë për dhjedhojë, një pamje unike të botës estetike. Në aspektin estetik, dukuritë estetike janë të renditura dhe të klasifikuara sipas estetëve - mendimtarëve – filozofëve në pikëpamje të ndryshme. Njëri ndër estetët i cili dha një ndër kategorizimin më të saktë është esteti francez Sharl Lalo në librin e tij “Nocione të Estetikës“, i cili thekson: janë tre grupime të mëdha të cilët karakterizohen sipas cilësisë dhe shkallës së harmonisë që zotërojnë përbërësit e tyre.
Në rend të parë janë dukuritë e një harmonie të poseduar, dhe këtu nënkupton: “të bukurën”, “të madhërishmën”, dhe “graciozën”. E bukura si kategori estetike të prek në emocion dhe krijon ndieshmëri, sensibilitet, e ndodhur në çdo cep të sferës materiale dhe asaj jomateriale, në botën universale të artit. Forma në të cilën paraqitet e bukra në art mund të jetë e ndryshme për nga karakteri dhe reflektimi në të cilën gjendet në mënyrë statike apo edhe vepruese. Por, megjithatë me të bukurën kuptojmë plotësim e të gjitha segmenteve pa defekteve të mundshme (krijim artistik që bëhet me një zhvillim të masës e formës dhe e cila si rrjedhojë ka përceptimin tonë) që ndodhin në një trajtë të shtruar apo edhe të hijezuar. Niveli i saj është evident vetëm atëherë kur bëhet krahasimi me të shëmtuarën, e cila vije si pasojë e deformimeve të vazhdueshme në art dhe në krijimtarinë estetike. E bukura shërben për të ngrohur mendjen (krijimin e një atmosfere spirtuale) që megjithatë do t’i shërbej gjendjes tonë emocionale dhe butësisë që krijonë me paraqitjen e saj në mendjen e njeriut. Me të bukurën në art kuptojmë një vendosje të pakontestueshme të harmonisë, të pjesëve përbërëse të saj dhe të masës. E bukura është në gjendje të shfaqet përditë dhe në çdo kohë, në forma të ndryshme: vepruese dhe statike.
E bukura si kategori estetike është e varur nga një sërë faktorësh: simetrisë, emocionit, masës, ndjeshmërisë, ekuilibrit, harmonisë, etj. Harmonia e së bukurës është në gjendje të sjellë kënaqësi të rendit kryesisht intelektual dhe bëhet e pranishme në jetën e njeriut në mënyrë të natyrshme. Sipas Prof.Dr.Fatmir Hysi: Çfarë është e bukur në një gjini të caktuar, mund të mos jetë e tillë, për më tepër, mund të jetë e shëmtuar në një gjini tjetër; çfarë e bënë të bukur përfaqësimin e përsosur të një gjinie, mund të mos e bëjë të tillë atë të një gjinie tjetër. Nëse e krahasojmë një luan (me të gjitha tiparet e një kafshe - mbret) me bukurinë e kurorës së qafës së tij, me muskuj të theksuar dhe të nxjerr jashtë, me karakterin e një sunduesi të xhunglës, me një lule shumëngjyrëshe e cila ka një aromë të ëmbël dhe freskuese për tërë pallatin ku jetojmë ne, atëherë nuk mund të themi se luani apo lulja (cilido prej tyre) paraqesin të bukurën apo të shëmtuarën në art. Secili në gjinin e vet (luani në gjinin e kafshëve, si dhe lulja në gjinin e luleve), paraqesin të bukurën dhe karakterin e të bukurës në art. Raporti midis tyre tek njeriu sjell kënaqësinë e llojit të vet tek shqisat tona.
E bukura kudo e ndodhur (në veprimet e njeriut apo në natyrë) krijon situatë emocionale, të ndieshmërisë, të butësisë ndaj veprimit apo joveprimit (statikë), dhe në mendjen e njeriut sjell freski ku krijohet një marrëdhënie shumë e ngushtë në mes njeriut si qenie njerëzore dhe të bukurës – kategorisë estetike. Shtrimi i situatave estetike bëhet atëherë kur përdorim terminologjinë adekuate estetike e jo duke qenë jashtë kësaj përbërje. P.sh. “Vajza është e mirë”? Çka mendoni për këtë situatë estetike? Në këtë rast nuk kemi të bëjmë në asnjë mënyrë me paraqitjen e një situate estetike apo me vlerësim të një situate estetike. “Vajza” është qenie njerëzore me të gjitha tiparet e saja prej një figure që ngjall emocion (në mënyrë institktive sjell këtë emocion). “Është” – paraqet gjendjen e saj fizike momentale. “E mirë” – është veprimi i saj i tërësishëm. Dhe me të vërtetë në këtë rast nuk kemi thënë asgjë, apo më mire të themi nuk kemi paraqitur aspektin estetik. Ndërsa ku themi “Vajza është e bukur apo e shëmtuar” kemi paraqitur një situate estetike, ku janë cekur të gjitha raportet të harmonisë, ku vet harmonia mbetet të jetë situatë estetike e krijuar nga këto raporte e cila krijon edhe pamje të pakomentueshme të kënaqësisë që të jep situata estetike.
Vetëm atëherë kur trajtojmë dhe parashtrojmë probleme apo situata estetike jemi në trajtim të mirëfilltë të aspektit estetik. E bukura të ngacmon, të prek në emocion, të sjell rehati shpirtërore, dhe të bukurën e hasim në veprën e artit dhe në krijmin dhe zhvillimin e ndjenjës për të bukurën, është e domosdoshme që së pari veprat e artit të kenë vlera estetike. Në sensibilizimin e njeriut nga vlerat e së bukurës, mendja dhe intelekti, është frymëzuar nga tiparet e ndjeshmërisë që sjell qysh në hap të parë – në momentin e paraqitjes së saj. E bukura - pjesë e kategorisë së rendit të parë estetik, sjell kënaqësi në përjetimin dhe sjell me veten e saj një sërë elementesh që të bëjnë të ndihesh i kidnapuar – për shkak të vlerës që përmban në esencën fillestare.
(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)

No comments:
Post a Comment