Estetika dhe njeriu
Kuptimi i saktë i gjuhës muzikore është një lloj kriteri profesionist për të ndarë artin nga jo arti; artistët profesionistë nga ata amatorë e diletantë dhe artistët e mëdhenj nga artistët e zakonshëm dhe të përditshëm. Atëherë kur shpalosen vlerat e vërteta artistike – mund të kemi numër të mjaftueshëm të atyre që me të vërtet dinë ta dallojnë artin nga jo arti.
Mr. Ilir Ramadani
Jo rrallë herë në Kosovë mund të jepen ngjarje të tilla që të lënë pështypjen e një pune të vlefshme dhe adekuate, ku edhe shtresa intelektuale nuk është e përjashtuar. Kjo pikërisht për faktin se individët që kanë pozita të caktuara në mjedisin kosovar, na lënë hapësirë të pamjaftueshme për të qenë pjesë e evenimenteve dhe vlerave të vërteta artistike. Vetëm atëherë kur jemi të gatshëm që të akceptojmë artin muzikor - vlerat e vërteta të tij, mund të ngritemi në një shkallë të duhur – karshi vendeve tjera që lëvizin me shpejtësi konstante. Krahas zhvillimeve politike në vend, këtë javë Prizreni ishte i privilegjuar që në skenën e saj të performojë edhe Kori i Filharmonisë së Kosovës. Jo vetëm kur kemi koncerte të ndryshme argëtuese, sallat janë plotë, këtë e dëshmoi më së miri koncerti i radhës i shfaqur në Kishën Katolike “Zoja Ndihmëtare” nga Kori i Filharmonisë së Kosovës. Atëherë kur shpalosen vlerat e vërteta artistike – mund të kemi numër të mjaftueshëm të atyre që me të vërtet dinë ta dallojnë artin nga jo arti.
Muzika do të shfaqej si arti i modelimit emocional të tingullit dhe si hapësirë e pakufishme e marrëdhënieve të panumërta të tij me tinguj të tjerë, por edhe me gjendje të tjera reale të materies. Kuptimi i saktë i gjuhës muzikore është një lloj kriteri profesionist për të ndarë artin nga jo arti; artistët profesionistë nga ata amatorë e diletantë dhe artistët e mëdhenj nga artistët e zakonshëm dhe të përditshëm. Arti muzikor nuk është vetëm zbavitje, por roli i tij është multidimensional në hapësirën dhe atmosferën artistike. Në njërën anë është emocional (që të bënë të ndieshëm, të prek në instikt) dhe të bënë pjesë të tij në mënyrë të pavetëdijëshme dhe në anën tjetër, unin e secilit individ e konverton në ne. Pasqyrimi i së bukurës në art arrihet përmes shumë elementeve krahasuese, por çelësi për realizimin e saj, pa dyshim është mjeshtria. Këtë e argumentoi me një shkëlqim të një niveli të lartë estetik - mjeshtri i madh, kompozitori dhe dirigjenti ynë – Rafet Rudi. Realizimi mjeshtëror i veprave korale paraqiti njërin ndër segmentet estetike të shkëputur prej monotonisë artistike që e ka kapluar njërin ndër qytetet më të vjetëra të traditës muzikore në Kosovë - Prizrenin.
Veprat e shfaqura me mjeshtri dhe azhurim të theksuar nga ana e dirigjentit, të japin një leksion të duhur në përgatitjen, performimin e korit dhe mundësinë reale që të jesh sa më afër njerëzve që me të vërtet e meritojnë një respekt të veçantë. Të performosh me vepra korale që me të vërtet kërkojnë azhurim dhe energji të theksuar (sepse rëndësia e tyre është ekuivalente me thënien që muzika në thelbin e saj është vokale), duhet një seriozitet dhe përkushtim profesional. Në kaosin e zhvillimeve kultorore në vend, drita po fillon të jep sinjalet e një akomodimi edhepse duhet të bëhet shumë në ngritjen e vetëdijës së komunitetit kosovar për vlerat estetike. Filharmonia – Opera e Kosovës është institucioni më i lartë artistik, dedikuar artit dhe ngritjes profesionale të individëve. Prandaj nuk duhet të mungojë mbështetja adekuate për një institucion të tillë që me të vërtetë i nevoitet Kosovës.
Megjithatë, vlen të ceket se nuk duhet të jemi të kënaqur me arritjet tona në aspektin artistiko - kulturor, por duhet të jemi kërkues ndaj vetvetes, ndaj atyre që me të vërtet janë pjesë e artit të mirëfilltë, që të bëjnë përpjekje maksimale në avancimin dhe ngritje estetike deri në piadestal.
(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)