Monday, March 31, 2008

Muzika, himni dhe politika

Estetika dhe njeriu

Botuar më 31.III.2008

Në ditët e sotme na dilka një deklaratë e kundërt me principet muzikore se himni i Kosovës mund të jetë edhe pa tekst, pa karakter autokton, pa emocion, pa një tërësi identifikuese emocionale, pa…pa…pa…humbje e identitetit kosovar. Kjo mënyrë e pranimit të himnit nga ana e institucioneve tona, na lenë përshtypjen e interesit personal të pjesës intelektuale kosovare, duke i anashkaluar rregullat e caktuara të standardeve muzikore. Himni pa teks është sikurse njeriu robot, me të komanduar nga ana shpirtërore e tjetrit.

Mr. Ilir Ramadani

Muzika dhe politika edhepse në shikim të parë duket se janë dy profesione të kundërta, ndikimi në njëra tjetrën është i gjithëhershëm. Ato kanë korelacion me vullnetin e tyre apo me presion, që nuk është i paraqitur në vlerësimin e tyre të parë, por na jep një shtytje të bëjmë atë që na përket dhe na reflektohet në ditët tona. Ngjarjet politike në shoqëri janë njëri ndër reflektuesit kryesorë të veprave artistike që realizohen dhe që gjejnë rrugë drejtë pasurimit të tyre me mjete shprehëse muzikore. Se cila është influenca e saj në gjithë historinë e njerëzimit, tregon vet fakti që qysh prej ndarjes së shoqërisë në klasa, kemi të bëjmë me njerëz, të cilët ishin edhe kërkuesit dhe ndikuesit e drejtpërdrejt në atë që do të shfaqnin krijuesit në veprat e tyre. Një gjë e tillë po na reflektohet edhe në ditët e sotme, kur institucionet politike me vetëdije politizojnë artin muzikor. Derisa revolucioni Borgjez Francez filloi me këngën e Marseriada (Marsejeza), që u bë pjesa kryesore e brohoritjeve kundër pushtetit, lidhjet e muzikës pro dhe kundër politikës dhe njerëzve që merren me të janë shumë të afërta, të ndjeshme, të realizuara sipas koinçidencës së evinimenteve. Në ditët e sotme na dilka një deklaratë e kundërt me principet muzikore se himni i Kosovës mund të jetë edhe pa tekst, pa karakter autokton, pa emocion, pa një tërësi identifikuese emocionale, pa pa pa…humbje identitetit kosovar. Tranzicioni në Kosovë paraqet përkulje e instancave më të larta intelektuale ndaj bashkësisë ndërkombëtare në të gjitha aspektet, madje edhe me ndërhyrjen e tyre në art, ku gjendja shpirtërore e komunitetit të Kosovës është jo stabile, e frustuar më tepër drejtë përfitimit të konkursit e jo në qasjen sa më të drejtë ndaj asaj që do jetë identifikim i popullit kosovar (himnit të Kosovës). Kjo mënyrë e pranimit të himnit nga ana e institucioneve tona, na lenë përshtypjen e interesit personal të pjesës intelektuale kosovare, duke i anashkaluar rregullat e caktuara të standardeve muzikore. Himni është pjesa kryesore e shtetësisë së Kosovës, i cili duhet të përmban në vetvete elemente të identifikimit qindravjeçar të kulturës së komunitetit që jeton në Kosovë. Megjithëse Kosova po kalon në një situatë të pa volitshme ekonomike-kulturore, atëherë përgjegjësia bie në njerëzit që merren me art dhe kulturë, njerëz profesionist, të cilët njohin standarde të larta të kompozimit të himneve edhe në vendet tjera. Nuk duhet të jemi njerëz që pranojmë çdo gjë e dalura nga ana e bashkësisë ndërkombëtare (meqë politika duhet një herë e përgjithmonë të heq dorë mbi vlerat e secilit popull, e në këtë rast edhe të popullit tonë). Himni pa teks është sikurse njeriu robot, me të komanduar nga ana shpirtërore e tjetrit, pa marrë parasysh se çfarë përfaqëson ky eviniment tek populli kosovar. Vija melodike e himnit të Kosovës duhet të realizohet në bazë të teksit gjuhësor, ku përmes tij arrihet përkufizimi i plotë emocional, identifikues–kulturor, tërësi e mesazhit që lanson në sferën intelektuale dhe atë spirtuale. Çdo krijim muzikor (vokal, instrumental apo vokalo-instrumentale, të çfarëdo gjinie) vlerësohet jo për nga përmasat dhe dinamika që ka ky krijim muzikor, por nga mesazhi që transmeton tek masat e gjëra intelektuale. Ky mesazh duhet në ndiqet në rastin e realizimit të himnit që do të jetë pjesë e shtetësisë së Kosovës. Andaj, adresimi im besoj që do të gjejë mbështetjen e duhur tek profesionistët kosovar në zbatimin e rregullave të përcaktuara qartë në rastin e komponimit të himnit. Masat e marrura me këtë rast janë jo vetëm për këtë eviniment, por duhet të jetë një standard edhe në krijimin e veprave tjera artistike, pa marrë parasysh përmasat e saja muzikore. Por, potencimi im ka të bëjë më tepër në përgjegjësinë e njerëzve që merren me secilin profesion, që kusht primar të kenë përmbushjen e një standardi artistik në krijimtarinë njerëzore, ku njeriu shquhet për cilësinë dhe madhështinë e tij-aftësinë për të menduar dhe për ti materializuar gjërat nga ana intelektuale dhe shirtërore-emocionale. Do të ishte mirë të ekzistojë ndarje e qartë e kompetencave në mes të muzikës dhe politikës, ku ndërhyrjen e politikës në muzikë duhet shmangur e posaçërisht në rastin e komponimit të himnit, ku duhet t’i kenë duart e lira njerëzit profesionist të këtij drejtimi.
(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)

Monday, March 24, 2008

Estrada e sotme në Kosovë

Estetika dhe njeriu

Botuar më 24.III.2008

Së pari është mirë të verifikohen mundësitë e tyre interpretuese, vokale, estetike, se sa për vallëzim (edhe pse shumica e lëvizjeve nuk janë të përputhura me ritmet, karakteret e këngëve, emocionin që transmetojnë gjatë lëvizjeve të pa kordinuara nga aspekti estetik), këngëtarët tanë më tepër paraqesin lojëra cirku dhe ajo që të bënë të mendosh se ku janë të fokusuara këto cirkuze, të bëjnë me dije se janë të pa kontrolluar nga mendjemadhësia për të bërë “atë që u do qefi”.

Mr. Ilir Ramadani

Ka kohë të gjatë që në Kosovë përflitet për një numër të madh të këngëtarëve, të cilët nga ana e tyre e delitantizmit i japin vetes komoditetin që ta quajnë pjesë të Estradës Muzikore, por edhe më keq kur të tjerët i konsiderojnë out kësaj estrade, me një fjalë të vetme sikur të ishin ata përcaktues se kush e kush duhet të ishte në estradë. Nga ky kënd do të mundohem të jem sa më relaksuar pasi që jo shumë prej tyre me të vërtet mund t’i plotësojnë kriteret e të qenit në estradë. Së pari është mirë të verifikohen mundësitë e tyre interpretuese, vokale, estetike, se sa për vallëzim (edhe pse shumica e lëvizjeve nuk janë të përputhura me ritmet, karakteret e këngëve, emocionin që transmetojnë gjatë lëvizjeve të pa kordinuara nga aspekti estetik), këngëtarët tanë më tepër paraqesin lojëra cirku dhe ajo që të bënë të mendosh se ku janë të fokusuara këto cirkuze, të bëjnë me dije se janë të pa kontrolluar nga mendjemadhësia për të bërë “atë që u do qefi”. Në konkludim për të ardhur deri tek rezultati i ezauruar dhe i mbështetur në atë që mendja nuk mund ta akceptoj, sepse me atë që sheh, jep një sinjal të çmendurisë fizike dhe emocionale, me një arsim të ulët edukativ, por prap se prap ka mbështetjen e pjesës qëndrore të institucioneve në vendin tonë, pikërisht të vlerësuarqa lartë nga ana e mediave si ato elektronike, poashtu edhe ato të shkruara. Nuk do të ishte mirë të flasim edhe më tutje për këngëtarët tanë dhe për estradën (pasi që nuk ekzistonë një estradë që do të ishte elita e këngëtarëve kosovar, me një pamje vërtet të të panueshme), por do të mund të ishte Estrada me pamje të re, ku vendin e këngëve do të zinin lëvizjet kote të atyre që paraqiten para spektatorëve dhe adhuruesëve të shumët të tyre, të cilët me asnjë pikë nuk mund të ishin dakord me atë që u servohet. Po të ishte e mundur që të gjithë ata që mundohen të nxjerrin nga fyti i tyre tinguj të pa artikuluar, të formonin së pari një estradë që do të quhej Estrada e të Paartikuluerëve dhe t’u mundësohej anëtarësimi edhe i atyre që bëjnë lëvizje sipas qefit e sipas kokës së tyre (dilitante), edhe të jepejn mesazhi i qartë se ne dhe vetën ne jemi pjesë e kësaj estrade. Të tjerët duhet të plotësojnë kushte të veçanta për t’u anëtarësuar në këtë estradë, së pari nuk duhet të din të këndojnë, të jenë me një stil të vaçantë, të jenë njerëz të lëvizshëm pa marr parasysh se qfarë karakteri ka kënga, të jen në hap me stilet e reja muzikore, etj, etj që duhej t’i përmbushini me përpikmëri kushtet e parashtruara. Derisa këngëtarët mëdhenjë botëror hapin epokat e tyre në muzikë dhe japin shenja të një elite të mirëfilltë të këngëtarëve, e atë nuk e bëjnë me anë të paartikulimit, por me një shkathësi të përkryer, me një emocion të përceptueshëm nga ana e spektatorëve, por mbi të gjitha për të qenë në elitën e tyre së pari duhet të pranohet një gjë, përpos se janë këngëtar të një elite të zgjedhur, aty hyn me një mjeshtri të madhe të shpirit muzikor. Suksesi i tyre është i merituar dhe i garantuar pasi që me mjeshtërinë që posedojnë këta talent të rrallë të muzikës, lënë gjurmë të pa shlyera në arkivat e historisë muzikore botërore. Ndërsa tek ne është e kundërta, me që në radhët e VIP-ave tonë kanë hyr njerëz larë e pa larë, mund të flitet për një çakordim të instrumenteve me që vokali i tyre (nëse mund të quhet vokal) nuk mund të jetë pjes e një tërësie të organizuar muzikore. Këtu do të potencohesha tek ata këngëtar që veten e tyre e quajnë VIP, e në termet muzikore duhet të shfletosh për të gjetuar emërin e tyre të vërtet, pasiqë jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht e moralisht nuk i përkasin këtij grupi të njerëzve (p.sh Selin Dion) dhe është e gabuar nëse i futim të gjithë në një kategori, pasi që tek ne është vetëm një kategori e këngëtarëve, ata të cilët nuk din të këndojnë e mendoj se nuk din as për të vallëzuar (jo se jo). Një gjë është e sigurtë se edhe nëse nuk jeni të kënaqur me konkludimin tim për të gjitha ato fakte që i kam paraqitur, mund të jeni më të përgjegjshëm dhe të ndaheni nga “profesioni fitimprurës” e që nuk kërkon një talent të merituar e sa të zhvilluar, por vetëm jo talent, jo azhurim për të bërë një punë të tillë, që kërkon një mori elementesh muzikore të trasheguara apo të zhvilluara me kohë e në kohë.
(Autori është Magjistër për Estetikë dhe Publicistikë)