Kosova është duke ecur me hapa të matur
drejt ngjitjes së ngadaltë kulturore përmes artistëve të rinjë, të cilët nuk po
hezitojnë të shpalojnë ambiciet e tyre për të arritur një pikë të caktuar në
karrieren e tyre individuale
Kosova
edhe pse shtet në formim e sipër, idetë dhe vizioni i të rinjëve është duke u
reflektuar çdo ditë e më shumë. Ngjarjet
e deri tanishme kulturore nuk ishin edhe aq mbresëlënëse (si produktivitet i një mentaliteti të
vjetëruar dhe jodemokratik), megjithatë gjeneratat e reja po kualifikohen dhe
po e tregojnë veten e tyre si profesionist të vërtet.
Koha
po kalon dhe shpresojmë në një përmirësim të marrëdhënieve shoqërore, duke u
dhënë vendin e merituara vlerave shoqërore dhe individuale. Derisa tani e
shohim veten tonë të lirë dhe pretendojmë demokratizimin e vendit, ka erdhur momenti
kur tani e tutje edhe më shumë të këndellemi pasiqë është koha e artë për
rregullimin dhe ristrukturimin të rrjedhës shoqërore që do të na përcjell në të
ardhmën.
Kur
është pyetur Winston Churchill për shkurtimin e fondeve në sektorin e kulturës
gjatë luftës së dytë botërore për t’i ndihmuar ushtrisë, ai është shprehur: “Për
çfarë po luftojmë pra..”.
Derisa ne kërkojmë të bukurën në art, ajo është në
kundërshtim me ambientin dhe kushtet që ofron shoqëria sot. Të vetmet fusha që deri më sot mund të mburremi
janë arti dhe sporti, sepse ne po funksionojmë vetëm në formë individuale,
kurse si ekip ne po dështojmë. E bukura kudo e ndodhur (në veprimet e njeriut
apo në natyrë) krijon situatë emocionale, të ndieshmërisë, të butësisë ndaj
veprimit apo joveprimit (statikë), dhe në mendjen e njeriut sjell freski ku
krijohet një marrëdhënie shumë e ngushtë në mes njeriut si qenie njerëzore dhe
të bukurës – kategorisë estetike. Artistët e rinjë janë shembulli më i mirë për
prespektivën kulturore që dita-ditës po reflektojnë vlerat individuale dhe
njëkohësisht edhe prezentime të suksesshme në kategoritë e caktuar. Kjo po
arrihet fal maturisë së tyre, fal vizionit të qartë artistik. "Muzika prodhon një lloj të kënaqësisë
që natyra e njeriut nuk mund të bëjë pa të" – Konfuci.
Artisti e regjisori i mirënjohur shqiptar, Pirro Mani,
thekson: “Talenti është si prushi që rri poshtë hirit të vatrës. Duhet ta
fshish, ta pastrosh që të shkëlqej si një margaritar i madh”. Hapësira e dhënë
këtyre artistëve të Kosovës është shansi për të dëshmuar përpjekjet e
vazhdueshme të gjeneratave të tëra në përfaqësimin e kulturës muzikore. Muzika
hyn në familjen e madhe të artit, prandaj si e tillë, muzika është shumë më e
vaçantë se sa të gjitha artet e tjera (nuk mund që ta kodifikosh muzikën me
cilësitë e arteve të tjera). Pse?
Po
vetë tingulli njëherë, si materiali fillestar gjenetik i muzikës është krejt i
ndryshëm nga fjala, nga ngjyra, lëvizja, lëvizja, prandaj kur ne vendosim
kriterin e krahasimit ndodhemi përpara dy elementeve themelore: përpara
ngjajshmërisë dhe veçantisë.
Muzika shtrihet në hapësirë të caktuar të një situatë
tingëllore, ku tingujt shërbejnë për të pasqyruar komunikim në kohë dhe përmes
saj krijohet një refleksion i zhvillimit dhe dinamikës universale të artit. “Veç
kësaj, muzika mundëson formimin e një shpirti kolektiv. Njerëzit që këndojnë së
bashku, marrin frymë me të njejtën ritëm dhe janë në marrëdhënie të përbashkëta
midis tyre. Muzika, unin e kthen në ne” (Çaushi, 1998).
Unë do t’u mësojë fëmijëve
muzikën, fizikën dhe filozofinë; por më e rëndësishmja është muzika, e cila
është element përcaktues i karakterit - Platoni
Muzika
ka fuqi në formimin e karakterit dhe për këtë arsye duhet të futet në edukimin
e të rinjve. – Aristoteli
Ky
dimension i muzikës në vlerësimin e saj për gjatë historisë e bënë atë një prej
arteve më të vështira dhe më impresionuese në aspektin strukturor dhe përmbajtësor
e formal. Këto ditë po mbahet Chopin Piano Fest Prishtina, njëri ndër
festivalet që ngërthen në vetvete të gjitha ato që u përmenden deri më tash sa
i përketë vlerës së muzikës dhe aspektit të organizimit të ngjarjeve kulturore
në vend.
Festivali
si i tillë përfaqëson jo vetëm mundësinë e njohjeve, bindjeve, qëndrimeve, por
edhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave, bagazhit artistik interpretues dhe vlerës
emocionale që përcjell tek publiku. Cili është misioni?
Ngjarje
me vepra të ndryshme, me karaktere të ndryshme si dhe me interpretues që janë
përquesit më të mirë në interpretimin e veprave muzikore, që në fakt janë
njerëz të thirrur që të ndajnë emocionet e veprës me dëgjuesit.
Njërëzit
e devotshëm të vendit tonë janë edhe misionarët më të mirë në përfaqësimin e
vlerave dhe të kulturës së vendit. Ata gjithmonë janë të prirë që të jenë
novator dhe përtej asaj që mund të quhet mundësi. Janë po ata që ofrojnë
profesionalizëm dhe vlerë për shoqërinë.
(Autori është doktor
i shkencave të pedagogjisë muzikore)